Mirëqenie

September 27, 2016 | 8:43

Jo më detyra shtëpie për nxënësit!

E dini çfarë?Nuk ka më detyra shtëpie. Me të vërtetë. Gjithë vitit.

Kjo nismë është ndërrmarrë në disa shkolla fillore të Amerikës, për të lejuar fëmijët që të kenë më shumë kohë për të luajtur, për të marrë pjesë në aktivitete, të kalojnë kohë me familjen, të lexojnë dhe të bëjnë gjumë të mjaftueshëm.

Nisma është ndërrmarrë pas kërkesave të prindërve, të cilët pretendojnë se koha e fëmijëve të tyre vitet e fundit është është monopolizuar.

“Ata janë vetëm fëmijë. Ata janë mjaft të rinj për të mbingarkuar ditën e tyre. Shumë detyra shtëpie nga shkolla heqin pasionet e tyre dhe interesin për mësimin”,  janë shprehur drejtorët e shkollave.

Ndikimi i detyrave të shtëpisë është i qartë për të gjithë: lodhje, frustrim, humbje e kohës për të ndjekur interesa të tjera dhe shpesh zvoglim i interesit në mësim. Detyrat e shtëpisë janë bombola e gazit më e madhe , që ëshët shpikur ndonjëherë” , thonë ata.

Por Harris Cooper, profesor i psikologjisë në Universitetin Duke, i cili ka studiuar efektet e detyrave të shtëpisë për 30 vjet, nuk është dakord.

Ai mendon se të gjithë fëmijët e shkollave duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë, por sasia dhe lloji duhet të ndryshojë në varësi të moshës dhe nivelit të zhvillimit.

“Detyrat e shtëpisë janë si ilaç. Nëse ju merrni shumë pak, ai nuk bën asgjë. Nëse ju merrni shumë, mund t’ju vrasë. Nëse ju e merrni në mënyrë korrekte dozën, ajo mund të bëjë mrekulli”, thotë Cooper.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top