Këshilla & Arsye

December 15, 2017 | 10:28

Jo më lojëra si dhurata për fëmijët! Shih se çfarë këshillojnë ekspertët

Me sa më shumë lojëra e rrethoni një fëmijë, aq më i keq për të , pasi nuk e vlerëson dhe e përqendron vëmendjen e tij, duke reduktuar kreativitetin dhe gëzimin.

1

Prindërit duhet ta marrin seriozisht blerjen e dhuratave  për fëmijët. Hulumtuesit në Universitetin e Toledos në Ohajo, të udhëhequr nga Dr. Carly Doë zbuluan se fëmijët ishin më kreativë kur luanin me disa lojëra.

Për më tepër, kur fëmijët luanin disa herë me të njëjtën lojë dukeshin më të kënaqur në krahasim me ata fëmijë që ishin të rrethuar nga shumë lojëra.

Hulumtuesit këshillojnë prindërit dhe kopshtet të eleminojnë bollëkun e lodrave nga zonat ku fëmijët luajnë dhe t’ju japin atyre një numër të vogël të lojrave, të cilat mund të ndërrohen në intervale të rregullta. Kështu, fëmijët do të jenë më të fokusuar, të shkathët dhe krijues.

Hulumtimet në vendet e zhvilluara kanë treguar se fëmija mesatarisht mban mbi 200 lojëra, por luan me dhjetë prej tyre në baza ditore.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top