Mirëqenie

November 23, 2016 | 8:47

Jo të gjithë duhet të konsumojnë patëllxhanin

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Patëllxhani njihet për vlerat e tij të shëndetshme.  Ky ushqim është veçanërisht i shëndetshëm për zemërënn, sepse përmban sasi të madhe të kaliumit dhe normalizon tensionin e gjakut. Vepron si antialergjen dhe antioksidant, mbron qelizat nga kanceri, nxit funksionin e zorrëve, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, parandalon sedimentimin e ujit në organizëm.

Kur kërkoni të konsumoni patëllxhan sigurohuni të jetë i freskët, me madhësi mesatare, sepse përmbajnë më pak fara, që shkaktojnë shije të hidhurt. Sipërfaqja duhet të jetë e shkëlqyeshme, e lëmuar dhe e fortë, pa dëmtime dhe njolla, ndërsa kërcelli të ketë ngjyrë të theksuar të gjelbër. Brendësia është e bardhë dhe nëse ka nuancë të gjelber do të thotë që patëllxhani ende nuk është pjekur.

Ato mund t’ i ruani në frigorifer deri pesë dite, në pjesën për perime dhe në qese plastike. Bëni kujdes të mos jenë afër mollëve, të cilat prodhojnë etilen dhe përshpejtojnëprishjen e tyre.
Për shkak të strukturës sfungjerore patëllxhani  thith shumë vaj. Këtë do ta lehtësoni, nëse para skuqjes i prisni në kubeta apo feta, ku çdo copë e kriposni dhe e lini të qëndrojë rreth 30 minuta. Në atë mënyrë do të ketë shije më të mire, sepse avullohet lagështia, dhe me të edhe shija e hidhur.
Patëllxhanët janë të pasur me fibra dhe me pak karbohidrate të tretshme. Kjo do të thotë se ata janë të të dobishëm në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në kontrollin e thithjes së glukozës. Kjo i bën ata një zgjedhje të mirë në ushqim për njerëzit me diabet të tipit 2.

Patëllxhanët janë të pasur me fibra dhe ujë dhe me përmbajtje të ulët të kalorive, duke i bërë ata një ushqim ideal për përfshirjen në dietë për humbje peshe. Megjithatë, mos i gatuani të skuqura, sepse kanë aftësi të thithin shumeë vaj, duke u bërë shumë kalorikë. Mund t’i hani patëllxhanët me lëkurë, pasi tek lëkura është vendi ku shumica e fibrave është e përqendruar. Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave patëllxhanët ndihmojnë në sistemin e tretjes për të punuar mirë dhe me lehtësi në rastet e kapsllëkut.

Studimet tregojnë se ngrënia e patëllxhanëve ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancereve të tjerë të traktit tretës. Patëllxhanët përmbajnë sasi oksalate. Një efekt i dëmshëm i tyre është se shkaktojnë nivele të koncentruar oksalatë në trup duke u kristalizuar, gjë që sjell probleme të caktuara të kujdesit shëndetësor. Kjo është arsyeja pse njerëzit me probleme me veshkat, ose të dyshuar e të pa trajtuar, apo me probleme në fshikëzën e tëmthit duhet të shmangin konsumin e patëllxhanëve.

 

Disa nga vetitë e tij antioksiduese

Patëllxhani ka një indeks të ulët glikemik | Kjo do të thotë se ai nuk shkakton ndryshime të papritura të nivelit të sheqerit në gjak. Patëllxhani është i shkëlqyeshëm për dietën e përditshme të të gjithë njerëzve, sidomos diabetikëve, sepse mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.

 

Përshpejton humbjen e peshës   |  Patëllxhani përmban shumë pak kalori dhe është i shkëlqyeshëm për humbje të peshës. Ai është një burim i shkëlqyer i fibrave dhe e përshpejton procesin e krijimit të ndjenjës së ngopjes. Gjithashtu, ai përbëhet nga një përqindje e madhe e ujit dhe kjo do të thotë hidratim i mirë i të gjithë trupit.

 

Parandalon kancerin  |  Studimet kanë treguar se ai e ul qarkullimin e gjakut dhe ushqyesve në qelizat e kancerit dhe kështu në mënyrë të konsiderueshme e vështirëson përhapjen e tyre.
Nĕ Australi, me anë të fitokimikatit BEC5, që është ekstrakt i gjendur në patëllxhan me dhjetra vite bëjnë shërimin e kancerit të lëkurës. BEC5 lidhet me receptorët në sipërfaqen e qelizave të kancerit.
BEC5 ka dëshmuar vetitë e tij në shërimin e mbi 80.000 rasteve të kancerit të lëkurës. Në të vërtetë, karcinomet jomelanomë invaziv dhe jo-invaziv të lëkurës janë lloje të kancerit, që janë shëruar me patëllxhan.  BEC5 asgjëson qelizat e kancerit pa i dëmtuar qelizat tjera të shëndosha në trupin e njeriut, gjithashtu mund të përdoret për shërimin e keratozës aktinike, si dhe piklat në lëkurë të shkaktuara nga rrezatimi apo plakja. Tregues i mundshëm për kancerin e lëkurës është keratoza aktinike. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit shkakton njolla të kuqe, që përbëhen prej qelizave abnormale të cilat mund të shndërrohen në qeliza malinje edhe atë në shtresën sipërfaqësore apo ato më të thella të lëkurës.
Edhe një formë e shpeshtë e kancerit të lëkurës janë qelizat ‘brinore’ (horny cell) të karcinomit, ky kancer shkakton gati 2000 vdekje në vit. Ky ind është në formë të lythave dhe ka skaje të parregullta, por mund të shërohet me ekstraktin e patëllxhanit. Kjo substancë nga patëllxhani ka treguar sukses në më tepër se 78 % të rasteve.

 

Mbron trurin  |  Studimet e kryera në minj laboratorikë kanë treguar se patëllxhani mund t’i mbrojë qelizat e trurit nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund ta rrisin rrezikun e shfaqjes së qelizave të kancerit dhe çrregullimeve të kujtesës.

 

Përmban pak karbohidrate dhe yndyrna  |  Patëllxhani përmban shumë pak karbohidrate dhe yndyrna. Por mos harroni se duke i shtuar vaj, djathë apo vezë, patëllxhani më nuk është ushqim me pak kalori. Nëse dëshironi të humbni peshë të tepërt, gjithsesi bëni kujdes se me çfarë ushqimesh e përgatitni patëllxhanin.

 

Redukton inflamacionin kronik në trup  |  Duke pasur parasysh se përmban antioksidantë të fuqishëm, patëllxhani do të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit kronik në trup dhe do t’i lehtësojë simptomat e sëmundjeve si artriti. Studimet kanë treguar se inflamacioni kronik në trup mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të disa llojeve të kancerit.

 

Ul kolesterolin dhe presionin e gjakut  |  Studimet e kryera në minjtë laboratorik kanë treguar se lëngu i patëllxhanit e ul në mënyrë të konsiderueshme kolesterolin. Gjithashtu, është dëshmuar se lëngu i patëllxhanit i relakson arteriet dhe kështu e ul presionin e gjakut.

 

Është burim i shkëlqyer hekuri  |  Hekuri është i rëndësishëm për çdo funksion trupor, por sasia e tepërt e hekurit mund të shkaktojë nivel të lartë të kolesterolit dhe dëme të nyjave. Patëllxhani i’a siguron trupit tuaj sasinë e duhur të hekurit, pa ndonjë rrezik të dëmtimit të funksioneve trupore.

Romakët nuk e pëlqenin patëllxhanin dhe e quanin malum isnaum (mollë e krimbur). Ky zarzavat u fut në Romë nga Azia e Vogël. Patrikët e pasur të kohës perandorake ushqeheshin vetëm me mish të shoqëruar me salcëra, gjë që bënte që artriti të shpërthente që në moshën e rinisë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top