FB

February 8, 2022 | 8:55

Jo vetëm romanca dhe dashuria, por edhe paratë dhe fati do vijnë në ditën e Shën Valentinit për këto shenja të zodiakut

Dita e Shën Valentinit është pothuajse pranë nesh dhe gara për dhurata ka filluar për romantikët nga e gjithë bota. Por këtë vit, le të mos presim surpriza vetëm nga shpirti binjak. Në fakt, edhe horoskopi i Shën Valentinit do të jetë shumë i veçantë dhe planetët janë gati t’ju dhurojnë disa javë shumë të veçanta. Aq sa në ditët në vijim do të shohim të shkëlqejnë disa shenja të horoskopit që deri më tani nuk janë shpërblyer nga fati.

Le të shohim se cilat janë ato:

Binjakët janë padyshim një nga shenjat më me fat të zodiakut në ditën e Shën Valentinit. Pas një muaji janar jo emocionues dhe një fillim shkurti ende me frena, nga data 14 situata mund të përmirësohet qartë. Prandaj, kjo periudhë tensionesh dhe stresi për shkak të kundërshtimit të Mërkurit, Marsit dhe Jupiterit është gati të përfundojë. Efektet më pozitive do të vihen re sidomos në marrëdhëniet në çift. Në fakt, grindjet dhe keqkuptimet do të marrin fund (të paktën tani për tani), duke i lënë vendin pasionit dhe besimit. Pra, kjo është koha për të rikuperuar marrëdhënien, ndoshta duke organizuar një arratisje romantike për t’u shkëputur nga rutina e zakonshme dhe shtypëse. Me Mërkurin në favor, do të ketë edhe surpriza në punë, ndoshta me ardhjen e klientëve të rinj apo projekte stimuluese për të nisur.

Një tjetër shenjë që do të shpërblehet nga fati dhe qielli i shkurtit do të jetë Akrepi. Siç e kishim parashikuar javët e ardhshme do të jenë vërtet vendimtare nga të gjitha këndvështrimet. Sidomos përsa i përket ndjenjave, përveç Shën Valentinit, do të jetë edhe Hëna e Plotë e 16 shkurtit që do të favorizojë këtë shenjë. Beqarët do kenë mundësi të shumta për të takuar njerëz të rinj dhe ndoshta edhe për të gjetur shpirtin binjak. Përveçse dashurisë, për Akrepin, edhe të ardhurat monetare do të jenë mjaft të mira. Në fakt, fitimet e papritura ose një rritje pagash mund të jenë në rrugë e sipër. Pra, jo vetëm romanca dhe dashuria, por këtë shenjë do ta pushtojë edhe shumë fat.

Një tjetër shenjë veçanërisht me fat në pjesën e dytë të shkurtit do të jetë Ujori. Pas një fillimi jo fort bindës të vitit, për këtë shenjë, më në fund do të ketë shumë mundësi për të shpenguar veten në ditët në vijim. Edhe nëse nuk do të ketë trazira të mëdha në punë, situata do të përmirësohet në familje, në marrëdhëniet në çift dhe në shëndet. Me pak fjalë, Dita e Shën Valentinit do të përfaqësojë një pikë kthese dhe fillimin e një trendi pozitiv që do të zgjasë gjatë gjithë vitit 2022.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top