Me t’u takuar herën e parë me familjen e bashkëshortit, keni përshtypjen sikur shkoni në një planet tjetër. Principet e edukimit, zakonet e jetës së përditshme… gjëra kaq të vogla që ndoshta nuk përputhen me mënyrën tuaj të të jetuarit. Këto ndryshime mund të jenë burim i pasurimit të jetës, por mund të jenë gjithashtu burimi i keqkuptimeve, tensioneve, etj.
TEST:
1 – Vjehrri&vjehrra juaj ju telefonojnë çdo ditë në të njëjtën orë:
A.Nuk e duroni dot këtë gjë
B.Nuk jeni ambientuar me këtë fakt, por e justifikoni
C.Kjo gjë ju shqetëson dhe keni gjetur arsye
D.Ju adhuroni të bisedoni me ta
2 – Te shtëpia e burrit tuaj tavolina shtrohet sipas një
rituali të caktuar:
A.Jeni përshtatur me këtë mënyrë
B.Ju duket e pakuptimtë, nuk arrini të përshtateni si duhet
C.Nuk keni arritur ta pëlqeni këtë ritual
D.Mendoni se është më mirë se në familjen ku jeni rritur
3 – Vjehrra juaj e qorton nipin e saj atëherë kur ju dëshironi ta qortoni vetë:
A.Mendoni: “pse të ndërhyjë teksa unë flas me fëmijën tim”?
B.I thoni fëmijës suaj: “Dëgjoje gjyshen tënde!”
C.E lini të lirë të thotë mendimin e saj
D.Mbeteni pa fjalë
4 – Ju vijnë për vizitë prindërit e burrit. Ata nuk e pine kafenë pa biskotën e tyre të preferuar:
A.Keni harruar ta blini
B.Nuk u jepni enkas biskotën e tyre të preferuar
C.I keni blerë biskotat që ata pëlqejnë
D.Ata marrin gjithnjë me vete biskota të tilla
5-Koha e pushimeve. Familjet tuaja respektive ju ftojnë të kaloni ca kohë me ta, por keni përplasje medatat:
A.Fillimisht shkoni te familjet e prindërve tuaj respektivë
B.I shpjegoni vjehrrës&vjehrrit se jeni tek prindërit tuaj
C.Jeni e mërzitur për këtë fakt, por nuk dëshironi ta reflektoni
D.Negocioni me partnerin
6 – Vjehrra ju pyet në lidhje me intimitetin tuaj në çift:
A.Nuk e duroni dot një ndërhyrje të tillë
B.I përgjigjeni spontanisht, nuk keni asgjë për të fshehur…
C.Mbeteni e habitur
D.I përgjigjeni me maturi dhe e rezervuar
7 – Keni vendosur se ku do të shkoni për pushime.Prindërit e partnerit tuaj nuk ndajnë të njëjtin mendim me ju:
A.Ndërroni temën e bisedës
B.Biseda shndërrohet në sherr
C.Më në fund bini dakord me mendimin e tyre
D.I ftoni ata në vendin e ri të pushimeve
8 – Prindërit e partnerit tuaj kanë zakon të ushqehen me televizorin hapur, ndërsa ju nuk e dëshironi këtë gjë:
A.Shikoni televizor me ata
B.Flisni me zë të lartë që ata ta kuptojnë shqetësimin tuaj
C.Më në fund, kjo gjë ju duket e këndshme
D.Nuk thoni asgjë, edhe pse kjo gjë ju shqetëson
9 – Përballë familjes së partnerit tuaj, ju e konsideroni veten si:
A.Një mike
B.Një fëmijë i adoptuar
C.Të rastësishme
D.Një rebele
10 – Në shtëpinë tuaj, vjehrra ju sugjeron një arredim tjetër të brendshëm:
A.I dëgjoni me vëmendje këshillat e saj dhe mendoni seriozisht për ndonjë ndryshim
B.I përgjigjeni se në shtëpinë tuaj bëni ç’të doni!
C.Mendoni se ideja e saj është fantastike dhe e zbatoni
D.E dëgjoni me respekt
11 – Pa dijeninë e partnerit, prindërit e tij ju tregojnë një histori që ka ndodhur kur ai ishte ende fëmijë:
A.E dëgjoni me interes historinë.
B.U flisni ashpër: “S’e keni dëgjuar asnjëherë djalin tuaj?!”
C.Përpiqeni t’u ndërroni mendimin
D.Ndiheni keq
12 – Ju ka mbetur hatri me prindërit e partnerit.Ata organizojnë një drekë në fundjavë. Ju i thoni
partnerit tuaj:
A.Pas asaj që më kanë bërë, nuk ka kuptim të shkoj!
B.Po shkoj vetëm për të të bërë qejfin ty!
C.Shkojmë, çdo gjë po shkon mirë!
D.Shkojmë, nuk ka ndodhur asgjë!
13 – Partneri juaj nuk e duron faktin që prindërit e trajtojnë sikur të jetë akoma fëmijë:
A.E dëgjoni, përpiqeni të zgjidhni situatën me prindërit e tij
B.E mbështesni partnerin në kritikën e tij
C.Përpiqeni të minimizoni mosmarrëveshjen
D.Jeni në mes të dy mendimeve
14 – Zakoni i drekës ditën e diel te vjehrra dhe vjehrri tashmë është bërë zakon. Por një ditë miqtë ju ftojnë për drekë. Ju thoni:
A.Më në fund një fundjavë pa i parë ata!
B.Më vjen keq, por sot u kemi premtuar miqve…
C.I kemi ftuar miqtë në shtëpi për drekë
D.Na bën mirë të ndryshojmë zakonet tona…
15 – Vjehrri dhe vjehrra juaj ju bëjnë një dhuratë që nuk ju pëlqen:
A.I falënderoni, por e harroni dhuratën mbi komodinë
B.I falënderoni duke belbëzuar
C.Thoni me vete: “Origjinale, s’më kishte shkuar mendja”
D.I falënderoni për vëmendjen dhe kujdesin
16 – Prindërit e partnerit kanë ndërruar apartament dhe kanë marrë shtëpi pranë jush. Ju mendoni:
A.Perfekt, do të shihemi më shpesh
B.Duhet të mendoj për të vënë kufij që në fillim
C.Do të jem në ndihmë të tyre…
D.Tashmë, më e lehtë për t’ju bërë vizita
17 – Partneri juaj është gjithnjë i vëmendshëm për prindërit e tij:
A.Kjo gjë ju bën të ndiheni mirë
B.Kjo gjë ju frikëson
C.Është e logjikshme: janë prindërit mbi gjithçka
D.Janë ata apo unë?!
18 – “Shpresojmë që edhe vitin tjetër t’i kalojmë pushimet së bashku”, – shprehet vjehrra juaj. Ju
përgjigjeni:
A.Pa problem!
B.S’e kemi planifikuar ç’do të bëjmë vitin e ardhshëm…
C.Nuk është e mundur, ne kemi planifikuar diçka tjetër
D.Mos u shqetëso, do të vendosim deri atëherë!
19 – Partneri juaj i shikon prindërit e tij të ftohtë:
A.Thellë – thellë, ju ndiheni rehat për këtë gjë
B.Vuani njëlloj si ai
C.Ndiheni e shokuar nga një sjellje e tillë prindërore
D.Është çudi, nuk arrini ta kuptoni këtë sjellje
20 – Vjehrri juaj e qorton djalin e tij që nuk hapet për asgjë:
A.Jeni dakord me të dhe e thoni hapur
B.Ju vjen për të qeshur
C.Digjeni së brendshmi, por qëndroni e e heshtur
D.Viheni në mbrojtje të partnerit tuaj
PROFILI JUAJ
Më shumë përgjigje A
Vjehrri & vjehrra si armiqtë e tu.
Marrëdhëniet me prindërit e burrit tuaj janë të tensionuara dhe ju nuk e fshihni këtë gjë. Në një atmosferë të tillë të elektrizuar, incidenti më i vogël sjell debate të renda. Një ingredient i përdorur në gatim, ngjyra e një rrobeje, zgjedhja e vendit për të kaluar pushimet, principet në lidhje me edukimin… Ky tension është për shkak të vlerave që nuk përputhen dhe janë konfliktuale. Mes jush tensioni është i vazhdueshëm dhe kjo vjen si pasojë e nxitjes nga të dyja palët. Pasojat: Ju i “ndëshkoni” prindërit e burrit tuaj, duke mos u shkuar për vizitë, duke u folur ftohtë dhe duke mos i lënë nipërit apo mbesat në prani të gjyshërve të tyre.
KËSHILLA JONË: Në mënyrë që të jetojmë në harmoni, duhet të pranojmë se prindërit e bashkëshortit nuk janë të përsosur.
Më shumë përgjigje B
Vjehrra & vjehrri, si prindërit e tu
Ju ndjeni se prindërit e burrit tuaj janë të ngjashëm me prindërit e tu të vërtetë. Ata ju drejtojnë dhe këshillojnë. Ju jeni përshtatur me zakonet e tyre dhe ndani të njëjtat vlera me ta, pa pasur vështirësi. Për ju është e lehtë të mbështeteni në ndihmën dhe mendimet e tyre. Ju i konsideroni ata si pjesë të pandarë të familjes, si një familje e vetme dhe e madhe. Nëse keni fëmijë, prindërit e burrit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në edukimin e tyre. Ata ndërhyjnë për të dhënë këshilla, për të qenë pjesë e eksperiencës suaj.
KËSHILLA JONË: Ju nuk jeni e detyruar të ndani gjithçka me ta. Ju vetë vini nga një familje me zakone e tradita. A keni menduar ndonjëherë se si mund të reagojnë vjehrri apo vjehrra juaj, nëse ju veproni në bazë të traditave tuaja familjare? Për të pasur një familje të shëndetshme, ju keni nevojë të zhvilloheni edhe jashtë modelit prindëror, të shmangni zakonet e një brezi larg kohëve moderne.
Më shumë përgjigje C
Vjehrra & vjehrri, si shokët e tu
Historitë e tmerrshme që dëgjoni rëndom të marrëdhënies nuse-vjehrrë ju bëjnë për të qeshur dhe nuk ju korrespondojnë me stilin e marrëdhënies suaj. Prindërit e partneritn janë si miq për ju. Ndjeni kënaqësi të ndani momente të bukura së bashku. Ju dëshironi të takoheni shpesh në fundjava dhe ndiheni e pranuar dhe e integruar në familjen e burrit tuaj. Për ju nuk ka tabu në këtë marrëdhënie, flisni për gjithçka me ta, pa drojë. Nëse keni fëmijë, për ju prania e vjehrrës dhe vjehrrit është tregues sigurie.
KËSHILLA JONË: Simpatia është një vlerë thelbësore, e cila nëse ekziston, është pozitive, por nuk duhet mohuar hendeku që ekziston midis dy brezave. Të gjejmë distance e duhur, as shumë larg, por as edhe shumë pranë njëri-tjetrit. Çifti ka nevojë të ndërtojë “kopshtin” e vet sekret, të komunikojë, të marrë vendime pa ndikime të jashtme. Edhe pse bëhet fjalë për prindërit tanë, çdokush ka nevojë të zhvillohet sipas mënyrës së vet.
Më shumë përgjigje D
Vjehrra & vjehrri, si të huaj për ju
Të shkosh tek prindërit e partnerit është si të shkosh jashtë shtetit, ndiheni si e huaj pranë tyre. Në tavolinë, në marrëdhënie me të tjerët, në fushën e edukimit, në zgjedhjen e vendit për të bërë pushimet, zakonet e jetës, për ju janë të ndryshme nga ajo që dëshironi të ndodhë. Edhe pse bëhet fjalë për familjen e burrit tuaj, ju nuk ndiheni e familjarizuar me ta. Ata bëjnë jetën e tyre dhe ju tuajën. Duket sikur jetoni në dy planete të ndryshme. Ju pranoni t’i takoni ata vetëm për të kënaqur partnerin tuaj, edhe pse nuk e dëshironi thellë brenda jush. Edhe pse nuk dëshironi të qëndroni gjatë pranë tyre, ju tregoheni diplomatike dhe tolerante.
KËSHILLA JONË: Është e rëndësishme të flasim me partnerin tonë për vlerat e tij familjare. Ndodh që ju të jeni e mërzitur me gjëra specifike dhe ai të ankohet duke ju thënë: ‘‘Ti s’ e do familjen time”! Mësoni ta njihni familjen e partnerit tuaj dhe të ndërveproni me ta.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.