Dështimet kanë qenë gjithmonë pjesë e jetës sonë. Që kur filluam të ecim, ose të paktën u përpoqëm së bashku me mbështetjen e nënës dhe babait për t’u ngritur, siç dinim të bënim. Por ne akoma nuk dinim si ta bënim dhe pastaj ramë. Në krahët e prindërve tanë ose në tokë, duke shkaktuar mavijosje dhe gunga që lëndojnë. Por në ato ditë, dëshira për të pasur sukses ishte aq e fortë sa asgjë dhe askush nuk do të na ndalonte.
Duke u rritur, ne kuptuam se kuptimi i jetës ishte paksa i tillë: duke rënë, duke u lënduar dhe duke u ngritur. Sidoqoftë, ne gjithashtu humbëm pak nga ajo forcë dhe këmbëngulje që na dallonte kur ishim të vegjël. Ndoshta për shkak të gjykimeve dhe konventave, ose mbase për shkak të frikës për të mos qenë në lartësinë e duhur, duke na ka bërë të turpërohemi për dështimet tona. Dhe pastaj filluam të trembemi.
Dhe gjithashtu kishim frikë nga refuzimi, ca më shumë e ca më pak, sepse edhe kjo, nëse do të donim, mund të kthehej në stigmën shoqërore të një dështimi, mbase i pari dhe më i madhi. Si dhe notat në shkollë ose provimet e pa kaluara në universitet. Por ne nuk jemi superheronj të pagabueshëm nga të cilët kërkohet të mos bëjnë gabime, ose të mos rrëzohen kurrë. Por disa, për fat të keq kanë këtë bindje
Kjo është arsyeja pse ne kemi të drejtë dhe detyrë t’i mësojmë brezave të rinj se refuzimi në shkollë nuk është një gjykim i padiskutueshëm për atë që është. Dhe edhe sikur të ishte, askush në botë nuk ka mundësi të ecë në këpucët e të tjerëve, sepse ato nuk do të jenë kurrë të tijat. Në një moment historik në të cilin të gjitha siguritë e të rinjve duket se shemben, midis mungesës së emocioneve autentike dhe fiksimit për tu dukur më shumë sesa për të qenë, ata e gjejnë veten se duhet të merren me shkollën dhe me frikën e poshtërimit.
Është në rregull të shqetësoheni për notat dhe përparimin në shkollë, për sa kohë që e bëni me dijeninë se ky është vetëm fillimi i një aventure të madhe që do t’i bëjë ata të realizojnë të gjitha ëndrrat e tyre. Dhe kurrë mos e vrisni mendjen nëse kjo ëndërr ngadalësohet me refuzimin, ju gjithmonë keni kohë të shëroheni, të përmirësoheni.
Për shkak se është e vërtetë, të refuzohesh në mënyrë të pashmangshme do të thotë se diçka nuk është në rregull, ose ndoshta se nuk është bërë mirë. Apo ndoshta që nuk keni pasur pjekurinë e duhur, vetëdijen për ta marrë atë angazhim shkollor me më shumë kujdes. Por kjo nuk do të thotë të jesh i mirë apo i keq, i drejtë apo i gabuar. Thjesht do të thotë se ekziston një mundësi tjetër për t’u përmirësuar.
Thuhet se fizikanti i madh Albert Einstein nuk ishte i mirë në matematikë, megjithatë ai u bë fizikanti më i rëndësishëm i shekullit të 20-të. Tregojuani fëmijëve tuaj historinë e tij. Tregojuni atyre që një refuzim është një dështim i vogël, por është mbi të gjitha një mundësi për t’u përmirësuar, për t’u rritur dhe evoluar.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.