Ylli i “Ticket to Paradise”, e cila feston 20 vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, kineast Daniel Moder, iu kërkua të ndajë sekretin e saj për një martesë të lumtur, në “The Late Show” të hënën mbrëma.
Sekreti i një martese të sukseshme janë ‘puthjet’. Më këtë fjalë të vetme, Julia Roberts i vendosi vulën lumturisë së saj 20 vjeçare.
“Epo, ju duhet ta dini përgjigjen për këtë,” i tha ajo mikpritësit Stephen Colbert, i cili është i martuar me gruan e tij Evelyn McGee-Colbert për 28 vjet. Kështu, ata të dy zbuluan sekretet e tyre. Për Roberts, ishin “puthjet” – shumë larg nga këshilla e Colbert, thjesht për të “kërkuar falje”. “Epo, unë do të doja t’i kërkoja falje gruas sime që nuk tha ‘puthje’,” tha Colbert.
Përgatiti K.I / Burimi www.huffpost.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.