Këshilla & Arsye

April 1, 2020 | 16:18

Juliana Dulla: Rimerr energjitë e duhura falë mendimeve pozitive

Të gjithë llojet e stresit fillojnë me një mendim negativ, i cili pasohet me disa mendime të tjera negative të pakontrolluara. Kështu, papritur e gjen veten në kurthin e stresit. Çfarëdolloj gjëje të kesh menduar apo shfaqur (stres, ankth) kjo nuk është diçka e pandryshueshme. 

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Vini në gatishmëri mendimet tuaja pozitive. Terapia e të menduarit pozitivisht ka ndikim të madh në menaxhimin e stresit apo ankthit. Mendimet negative përkeqësojnë funksionin e trurit, por edhe të trupit, sepse janë mendimet dhe emocionet ato të cilat vazhdimisht ushqejnë, riorganizojnë dhe rikrijojnë trupin e mendjen e njeriut. 

Jeta jonë është e mbushur me evente nga më të ndryshmet pozitive dhe negative. Të mos u japim rëndësi atyre negative, por të fokusohemi tek ato të mirat dhe të bukurat. 

Të gjithë kemi çaste të këndshme për të kujtuar, ndoshta një event, një zë, një foto, një aromë, një udhëtim etj. Çdo kujtim që ju jep pozitivitet, kënaqësi apo forcë, mbajeni për pak sekonda në mendje, do shikoni se si trupi juaj rimerr energjitë e humbura. Nëse e bëni një ushtrim të tillë në mëngjes, ka shumë gjasa që dita juaj të shkojë mirë, nëse e praktikoni edhe në mbrëmje gjumi juaj do të jetë më i qetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top