Dëshmi

April 19, 2018 | 13:18

Julinda Gjika / KU Luarasi, zgjerojani dijet vetes!

Dijet ndritin mendjen shkruanin në kohën e tyre rilindasit, një nevojë për më shumë arsim e kulturë për mëmëdheun, por mbi të gjitha për përparimin e tij. Të rrethohesh nga dija është sikur fati të të përkëdhelë me mundësitë për të trokitur te një e ardhme shumë më e mirë. Kolegji Universitar “Luarasi” është një mundësi e shkëlqyer për t’i zgjeruar këto dije, një alternativë e pamohueshme kundrejt hapësirave për të lartësuar pozitat intelektuale të kujtdo që zgjedh të bëhet pjesë e tij.

Julinda Gjika, pedagoge pranë Departamentit të së Drejtës Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë së Kolegjit Universitar Luarasi.

Julinda Gjika, pedagoge pranë Departamentit të së Drejtës Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë së Kolegjit Universitar Luarasi.

Julinda Gjika, pedagoge e së Drejtës Penale thotë se Kolegji Universitar “Luarasi” është i pari institucion i arsimit të lartë privat në Shqipëri, dhe prej 14 vitesh përgatit studentët e rinj, duke respektuar të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore për arsimin e lartë në Shqipëri dhe konkurrencën e ndershme.

Profilet e studimit në Kolegjin Universitar “Luarasi” i përshtaten kërkesës dhe nevojave të tregut, duke përfshirë programe të akredituara studimi në dy nivele Bachelor dhe Master, në profilin e drejtësisë me 14 vjet përvojë dhe në profilin e ekonomisë me 5 vjet përvojë. Drejtuesit dhe safi akademik i Kolegjit Universitar “Luarasi” kujdesen që në përditshmërinë e punës së tyre që të përditësojnë informacionin me zhvillimet e fundit të ndodhura në vend, rajon dhe më gjerë, duke i dhënë studentëve mundësinë të marrin formim të plotë dhe koherent.

Përsa i përket mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, aktiviteti akademik në Kolegjin Universitar “Luarasi” gëzon që prej hapjes së institucionit një trashëgimi me vlera të rëndësishme, e reflektuar kjo në konferencat shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare të mbajtura, simpoziumeve, kumtesave dhe tryezave të rrumbullakëta të organizuara, si dhe Leksioneve të Hapura me praninë e personaliteteve vendase dhe të huaja. Theksoj vizitën e profesorëve të nderuar nga Universitetet e Harvard, Oxford, Standford, etj.

Viti 2017 shënon dhe një sukses tjetër të Kolegjit Universitar “Luarasi” përsa i përket kërkimit shkencor, hapjen e Qendrës Kërkimore Shkencore “Luarasi Idea”, e cila do të përmirësojë dhe zhvillojë kërkimin shkencorsi dhe do të mundësojë dhe lehtësojë përfshirjen e stafit akademik dhe studentëve në projekte për kërkimin shkencor në shkencat sociale dhe ekonomike. Risi e vitit 2017 është zgjerimi i ofertës në mësimdhënie që Kolegji Universitar “Luarasi” do të ofrojë, nëpërmjet licencimit për ofrimin e kurseve profesionale me kredite të njohura në fushën e sigurimeve dhe IT.

Duke qenë pjesë e një grupi të fuqishëm të biznesit në Shqipëri, si dhe nëpërmjet nënshkrimit të bashkëpunimit me institucione të rëndësishme në vend, institucione të tjera të arsimit të lartë vendas dhe të huaj, dhe partnerëve potencialë, Kolegji Universitar “Luarasi” siguron për studentët jo vetëm mësimdhënie nga një staf akademik cilësor dhe i kualifikuar, por edhe zhvillimin e praktikave të vazhdueshme, deri në punësimin e tyre.

Marrëdhënia mes studentit dhe institucionit tonë, instalohet qysh me takimin e parë informues rreth programeve të studimit, kushteve dhe infrastrukturës së Kolegjit Universitar “Luarasi” dhe vazhdon përgjatë gjithë viteve të studimit, në të cilat studenti asistohet për të arritur objektivat dhe ambiciet e tij dhe orientohet për mundësitë për aplikime, trajnime, intershipe dhe një gamë të gjerë shërbimesh, të cilat përfshihen në tutoriatin e pedagogëve dhe Zyrës së Këshillimit të Karrierës.

Jo  vetëm kaq, por edhe në përfundim e studimeve dhe diplomimit të studentëve, KU “Luarasi” nuk shërben vetëm si një emër me reputacion të lartë në CV e tyre, por kujdeset për punësimin e tyre pranë partnerëve, si dhe përgatitjen e tyre për kandidimet. Ende sot, rrjeti i studentëve ALMUNI është një aset i “Luarasi”. Ata janë jo vetëm pjesë e historisë së Kolegjit Universitar “Luarasi”, por edhe krenaria jonë. “Luarasi” numëron deri në 2017, rreth 1500 të diplomuar, të cilët janë punësuar dhe kanë realizuar aspiratat e tyre, si dhe kanë ndjekur karrierën akademike brenda dhe jashtë vendit në shkollat më të vlerësuara.

Vlen të përmend se studentët tanë kanë arritur të fitojnë edhe të drejtën e studimit në shkollën e magjistraturës, e cila kërkon një përgatitje të fortë dhe njohuri të thella juridike. Një ndër elementet që karakterizon marrëdhënien e Luarasit me studentët ekselentë të tij, është mundësia që iu ofrohet për të qenë pjesë e stafit akademik. Në këtë mënyrë Luarasi jo vetëm siguron punësimin e tyre dhe zhvillimin e karrierës akademike, por në të njëjtën kohë edhe kujdeset që të ketë rekrutuar më të mirët.

Synimi ynë është të jetë institucion i besueshëm, i cili ofron staf akademik profesional dhe të përkushtuar, programe të akredituara me kurrikula konkurrente dhe të përditësuara me ato të universiteteve më të mira në botë, dhe t’i mundësojë studentëve një jetë studentore sa më aktive.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 123

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top