Lifestyle

June 15, 2018 | 9:30

Ka edhe kështu: qyteti që proteston për varjen e rrobave jashtë (Foto)

Një komunitet rural ka organizuar një protestë në mbështetje të një nëne të kritikuar për varjen e rrobave jashtë shtëpisë, duke varur rrobat e tyre në të gjithë qytetin.

Rebelimi në të gjithë Colyton në Devon erdhi si përgjigje ndaj një letre anonime që kritikonte Claire Mountjoy për tharjen e rrobave së saj jashtë shtëpisë.

Znj. Mountjoy, 47 vjeç, u habit nga mesazhi i javës së kaluar, që nënkuptonte se vizitorët dhe turistët do të mërziteshin dhe se duhet të hiqte rrobat e varura jashtë.

Autori pretendonte të fliste ‘në emër të bizneseve lokale të lagjes’. Në vend të kësaj, ai i sugjeronte asaj që të përdorte një tharëse ose t’i varte rrobat brenda shtëpisë së saj. 

Në letër shkruhej:Ne të gjithë përpiqemi fort për të mbajtur qytetin tonë të mrekullueshëm që të lulëzojë dhe të duket mirë. Ndërsa e kuptojmë se ke një shtëpi të vogël pa dhoma të jashtme për djemtë e tu, do të donim të përdornit një tharëse ose ti varnit ato në brenda. Kjo letër nuk është shkruar me keqdashje por ne ju kërkojmë që të na ndihmoni që të kujdesemi për Colytonin, një qytet ku të gjithë ne mund të jemi krenarë“.

Por banorët e qytetit, që ka një popullsi prej pak më shumë se 2,000 vetë u përgjigjën duke nisur atë që është quajtur “Revolucioni i varjes së rrobave”.

Zonja Mountjoy tha se shumë shtëpi dhe dyqane në qytet tani me krenari varin linjat e pantallonave dhe çorapeve.

Nëna, e cila është një përfaqësuese e arsimit për Devon Wildlife Trust, tha: ‘Kjo tregon frymën e shkëlqyer të komunitetit që ka Colyton.

‘Colyton njihet si qyteti më rebel në Devon. Ky lloj rebelimi është ende i pranishëm në popullin e saj. Ata mendonin se vizitorët do të largoheshin, por revolucioni ynë i varjes së rrobave është duke sjellë më shumë vizitorë.

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top