Marrëdhënie

November 20, 2020 | 8:41

Ka njerëz që kur dashurojnë, të ngrenë në Hënë me fjalët e dashurisë

 

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

7-ideas-para-mantener-vivo-el-amor-a-distancia

Ka njerëz që kur dashurojnë, thonë të gjitha fjalët e dashurisë që kanë lexuar…

Të ngrenë në hënë me këto fjalë, të japin tokën dhe qiellin…

Ka dhe nga ata…, që nuk mësuan të dashurojnë me fjalë, por me përkëdhelje që zgjasin me orë të tëra, të mbulojnë për të mos u ftohur kur fle…, të mbajnë në krahët e tyre sa herë që trembesh nga diçka…, të shohin në sy dhe ti e di se çfarë sheh brenda tyre… dhe atje do të humbasësh…!

Aty ku duan, bëhen engjëjt mbrojtës të shpirtit tuaj…, të të shohin të buzëqeshësh, sepse ky është shpërblimi i tyre i madh!

Nuk dinë të thonë shumë, por janë atje…, në të gjitha vështirësitë tuaja…!

Thonë vetëm “Të dua!”… Dhe e dini shumë mirë çfarë duan të thonë.

Nëse do ta vija dashurinë në peshore, do të zgjidhja atë që nuk mësoi të dashurojë me fjalë, por me këto dhe me shumë të tjera….!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top