Marrëdhënie

July 30, 2016 | 9:35

Ka tradhtuar tjetrën për ty

Ka tradhtuar për të qenë me ju, por çfarë ju pret në vazhdim?! Kur vjen fjala për tradhti, nuk mund të pranohet thjesht një: “më vjen keq”. Është një vendim, i cili merret me plot ndërgjegje, duke marrë në konsideratë konsekuencat e veprimeve tuaja. Megjithatë, nuk është plotësisht kështu. Nëse e ka tradhtuar partneren me ju, në çfarë pozicioni e keni vënë veten tuaj? Për më tepër, mund të keni besim se në të ardhmen ai nuk do të bëjë njësoj edhe me ju? “Nuk është një shenjë e mirë që një burrë ka predispozitë të tradhtojë, por këto gjëra mund të ndodhin”, – thotë psikologu David Wexler, autor i librit “Kur burrat e mirë sillen keq”.

Ka ardhur momenti…të bashkëjetoni

Arsyet

Nuk është e thënë se të gjithë burrat tradhtojnë, sepse janë feministë të pandreqshëm. Një burrë, që ndihet si në grackë në një marrëdhënie nga e cila nuk mund të dalë, mund të gjejë një “shpëtim” të tillë. Nëse ka vepruar kështu në një marrëdhënie të mëparshme, nuk është e domosdoshme që tek ai të përsëritet e njëjta sjellje, për më tepër nëse marrëdhënia aktuale është e kënaqshme. Nëse personi, që ka tradhtuar është partnerja/bashkëshortja e tij, kjo është një shenjë mjaft e keqe, sepse tregon se nuk është i aftë të respektojë një premtim. Sa më shpejt të dalë nga një marrëdhënie e mëparshme, aq më shumë rriten shanset që ju të keni një lidhje të shëndetshme. Sinqeriteti është rruga më e shkurtër që të çon drejt qetësisë dhe mirëkuptimit.

Çfarë duan burrat?

Duhet të jeni të dy të hapur në lidhje me ndjenjat personale, pozitive e negative dhe, në të njëjtën kohë, të mësoni të pranoni edhe gjërat më pak të këndshme që dëgjoni rreth jush. Lërini gjërat të zgjidhen vetvetiu në vazhdimësi. Mos nxitoni të kapërceni me shpejtësi mbi hapat e natyrshëm në një marrëdhënie, pavarësisht nëse e juaja ka pasur një fillim normal. Nuk jeni të detyruar ta vazhdoni këtë lidhje, nëse konstatoni se doni diçka tjetër. Duhet t’i ofroni njëri-tjetrit hapësirën e nevojshme për ta vënë në vijë jetën.

Ka ardhur koha të jetoni bashkë

Keni shumë kohë bashkë dhe keni arritur në konkluzionin se është koha e duhur për të kaluar në një etapë tjetër të lidhjes suaj, bashkëjetesa. Ky ndryshim ju gëzon dhe ju frikëson njëkohësisht.

Bëhu realiste

Më shumë kohë e shpenzuar bashkë do të thotë më shumë kohë për përkëdheli, prekje dhe afrim të mundësisë për të ndërhyrë në çastin kur e mallkuara rutinë kërkon të instalohet dhe konfliktet e vogla kërkojnë të zënë vend midis jush.

Një rutinë… e re

Të dy keni nevojë të ndryshoni programin ditor dhe zakonet personale në varësinë e tjetrit. Nëse deri tani për atë ishte në rregull të përdorte dyshemenë në vend të dollapit, tani e tutje gjërat do të ndryshojnë shumë. Dhe për ju do të shtohet një ngarkesë e konsiderueshme nervash, sepse nuk do të arrini ta bëni të heqë dorë nga stili i beqarit me lehtësi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top