Këshilla & Arsye

November 8, 2017 | 11:49

Kafe për shëndetin e veshkave?

 Studiuesit zbuluan se 3 filxhanë në ditë ndihmuan njerëzit me sëmundje kronike të veshkave të jetojnë më gjatë.

1

Kafja është një element kryesor në tryezën e mëngjesit. Këto ditë, është një risi midis të rinjve që të pinë një filxhan kafe, ndërsa rrijnë me miqtë.

Sipas MayoClinic.org, konsumimi i rekomanduar i kafeinës në ditë është 400 miligramë. Kjo është e barabartë me tre filxhanë kafe çdo ditë. Ky studim është i pari që sugjeron se mund të jetë shumë i dobishëm për njerëzit me sëmundje kronike të veshkave.

Afërsisht dy milionë njerëz në U.K vuajnë nga sëmundje të veshkave dhe pesë milionë në SHBA. Ata që janë diagnostikuar bëhen të ndjeshëm ndaj zhvillimit të sëmundjeve të tjera, të tilla si sulme në zemër apo goditje në tru. Raste të rënda mund të çojnë dhe në vdekje.

Hulumtuesit portugezë analizuan të dhënat nga 2,328 pacientë të diagnostikuar me sëmundje kronike të veshkave, të cilët morën pjesë në Anketën Kombëtare të Shëndetit dhe të Ushqyerjes në mes të viteve 1999 dhe 2010.

Rezultatet tregojnë se tek  ata që ishin konsumues të zakonshëm të kafesë u rritën shanset për zgjatjen e jetës së tyre – ata që pijnë dy filxhanë çdo ditë kanë një shans 12 për qind më të lartë dhe ata që pinë tre filxhanë kanë një shans 20 për qind.

Kjo sugjeron që lidhja midis marrjes së kafeinës dhe shkallës së vdekshmërisë në pacientët me sëmundje kronike të veshkave është “e varur nga doza”, që do të thotë se rritja e nivelit të mbijetesës përkon me rritjen e konsumit të kafeinës.

“Këto rezultate sugjerojnë këshillimin e pacientëve me sëmundje kronike të veshkave për të pirë më shumë kafeinë, që  mund të reduktojë vdekshmërinë e tyre”, tha Dr. Miguel Bigotte Vieira .

Dr. Vieira shtoi se faktorë të tillë si mosha, konsumimi i alkoolit, BMI, dieta, arsimi, të ardhurat e familjes, gjinia, presioni i lartë i gjakut, goditjet e mëparshme ose sulmet në zemër, pirja e duhanit dhe raca nuk kanë ndikuar në vëzhgimin e përgjithshëm të këtij fenomeni. Megjithatë, studiuesit vunë në dukje se studime të mëtejshme duhet të bëhen për të dhënë një dëshmi më konkrete, se kafja mund të ketë efekte të tilla mbi pacientët e diagnostikuar.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top