Kujdes të mos e ekzagjeroni me pijet me bazë coca-cola!
Pirja e tepërt e kësaj pijeje (më shumë se 2 litra në ditë) mund të shkaktojë ngërçe muskulare, aritmi dhe pështjellim që vijnë për shkak të rënies së potasit në gjak. Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga Universiteti i Janinës në Greqi.
Me shumë gjasa, këto shqetësime i shkakton teprica e kafeinës, që është pothuajse gjithmonë e pranishme në këto lloj pijesh. Sigurisht, disa persona të cituar nga studiuesit (të shtruar në spital) kishin shkuar realisht shumë larg, duke pirë edhe 7 litra coca-cola në ditë.
Sipas studiuesve, ata persona që konsumojnë një sasi të kufizuar të kësaj pijeje, brenda normës nuk rrezikojnë nga shqetësimet e sipërpërmendura.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.