Mirëqenie

January 8, 2020 | 8:30

Kafeja mbron mëlçinë nga dëmet që shkakton alkooli

Të gjithë i njohin efektet negative që alkooli i sjell shëndeti, për këtë arsye është e rëndësishme që të mos abuzoni me të. Abuzimi është ndër shkaqet e para të sëmundjeve të mëlçisë siç është cirroza. Një studim i ri, i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka treguar që pirja e dy filxhanëve kafe në ditë mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimet e shkaktuara nga pijet alkoolike.

Sipas studimit, i cili përfshiu rreth 2000 pjesëmarrës, zakoni i pirjes së dy filxhanëve kafe në ditë mund të zvogëlojë me 44% rrezikun e cirrozës së mëlçisë. Cirroza nuk ka ende një kurë dhe në raste të rënda mund të shkaktojë vdekjen e pacientit. Por sipas doktorit Oliver Kennedy, profesor në Universitetin Southampton dhe një nga autorët e studimit, kafeja luan një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e rrezikut të cirrozës.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top