Shenjat e pikësimit në një mesazh tregojnë nëse po gënjeni apo jo. Këtë teori mbështesin psikologët e Universitetit Shtetëror të New York-ut në Binghamton, të cilët kanë arritur në përfundimin se një mesazh telefonik me pikë në fund të fjalisë është më i pasinqertë.

Sipas psikologëve, nëse bashkëshorti ju shkruan: “E dashur, sot vonohem se kam punë.”, ku fjalia përfundon me pikë, ndoshta ai ju gënjen. Ata i dhanë një grupi me 126 studentë një biletë kinemaje me këto fjali: “David më dha falas një biletë për në kinema. A dëshiron të vish?” dhe studentët duhet të shkruanin këtë përgjigje: “Dakord”.
Përgjigjja ishte në dy variante: me pikë dhe pa pikë në fund. Studentët që zgjodhën fjalinë me pikë në fund ishin më pak të sinqertë, pasi në fund të studimit treguan se në të vërtetë nuk dëshironin të shkonin në kinema, ndërsa grupi i studentëve që kishin zgjedhur përgjigjen pa pikë ishin më të sinqertë.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

