Mirëqenie

October 1, 2018 | 14:57

Kafeja redukton dëmin që i shkaktohet mëlçisë nga alkooli

Konsumimi i sasive të mëdha të kafesë mund të ndihmojë në reduktimin e një dëmi që i shkaktohet mëlçisë si pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit apo alkoolit.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat nga nëntë studime të mëhershme me një total të mbi 430,000 pjesëmarrësve dhe ka zbuluar se duke pirja e dy kafeve ekstra në ditë ndërlidhet me 44% rrezik më të ulët të zhvillimit të cirozës në mëlçi.

Autorët e studimit kanë theksuar faktin se ciroza mund të jetë fatale dhe kështu nuk ka shërim. Prandaj është e rëndësishme që të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të cirozës duke konsumuar më shumë kafe – pije e lirë, e shijshme dhe që ju jep energji.

Ciroza vret më shumë se një milion njerëz çdo vit anë e mbanë botës. Mund të shkaktohet nga infeksionet e hepatitit, konsumimi i tepërt i alkoolit, çrregullimet e imunitetit, etj.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top