Këshilla & Arsye

March 6, 2017 | 9:10

Kafja dhe çaji ulin rrezikun ndaj iktusit

kafeÇaji jeshil dhe kafja janë shumë të mirë për t’u mbrojtur nga iktusi dhe për ta luftuar atë. Në këtë përfundim ka arritur një studim japonez nga Qendra Kombëtare për Sëmundjet Kardiovaskulare dhe Cerebrale. Studiuesit kanë monitoruar për 13 vjet mbi 83 mijë vullnetarë dhe përfundimi i këtij studimi ishte se një filxhan kafe në ditë ul me 20% rrezikun ndaj iktusit. Pothuajse e njëjta përqindje është edhe për konsumimin e tri filxhanëve çaj jeshil në ditë. Efekti anti-iktus mund të lidhet edhe me acidin klorogjenik, një antioksidant që gjendet te kafja dhe te çaji jeshil.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top