FB

July 9, 2021 | 9:00

Kafja e filtruar ul rrezikun nga infarkti

Sipas një studimi të botuar në “European Journal of Preventive Cardiology”, kafja e filtruar ndikon që të ulet vdekshmëria e konsumatorëve, krahasuar me kafen e pafiltruar.

Sipas autores kryesore të studimit, Dag Thelle, nga “University of Gothenburg” në Zvicër studimi jep prova të forta dhe bindëse të një lidhjeje mes mënyrës së përgatitjes së kafes me atakun në zemër dhe jetëgjatësinë. Krahasuar me kafen e filtruar, një filxhan kafe i pafiltruar përmban rreth 30 herë më shumë substanca që shtojnë lipidet.

Në këtë studim, mbi 500 mijë individë të shëndetshëm të moshës 29-79 vjeç nga viti 1985 deri në 2003 kanë plotësuar një pyetësor mbi konsumin e kafes. Në fund të studimit u vu re një vdekshmëri më e ulët mes atyre që pinin 1 deri në 4 filxhanë kafe të filtruar në ditë. Rreziku i vdekjes nga çfarëdolloj shkaku ose nga ataku në zemër, me kafen e filtruar ishte më i ulët.

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top