Studim

February 19, 2020 | 12:50

Kafshët shtëpiake i bëjnë mirë zemrës

Kush ka kafshë shtëpiake vuan më pak nga shqetësimet kardiake. Në këtë përfundim ka arritur një studim i “Kitasato University” në Japoni.

Shkencëtarët kanë mbajtur në monitorim zemrën e 191 pacientëve me diabet, tension të lartë ose kolesterol: pronarët e kafshëve shtëpiake kishin një variabël më të lartë të frekuencës kardiake, krahasuar me ata që nuk mbanin kafshë në shtëpi. Praktikisht, zemrat e tyre i përgjigjeshin më mirë nevojave të trupit.

Studiuesit mendojnë se kafshët kanë një funksion mbështetje sociale dhe prania e tij në shtëpi bën të mundur uljen e stresit te personat që kujdesen për ta.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top