Studim

December 19, 2020 | 8:18

Kafshët shtëpiake ndikojnë për një shëndet më të mirë

Kafshët shtëpiake ndikojnë pozitivisht për zemrën e pronarëve të tyre. Ky është përfundimi i një studimi të botuar në “Mayo Clinic Proceedings: Innovations, Quality & Outcomes”.

Studimi ka analizuar informacionet sanitare dhe socio-ekonomike bazë të mbi 2000 personave nga viti 2013-2014. Në vlerësimin e vitit 2019 studiuesit kanë analizuar 1769 persona dhe ata që kishin kafshë shtëpiake ishin më të prirur për të bërë më shumë aktivitet fizik, kishin një dietë më të mirë, nuk kishin histori të sëmundjeve kardiake dhe sheqeri në gjak ishte në nivelet ideale. Përfitimet më të mëdha i kanë ata që mbajnë një qen në shtëpi.

Studimi tregon një lidhje mes të pasurit një qen dhe shëndetit të zemrës. Edhe në studime të tjera, pasja e një qeni ka lidhje me një shëndet më të mirë mendor dhe me një prirje më të pakët drejt izolimit social, të dy faktorë rreziku për infarkin e zemrës.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top