Procesi i kalimit nga një institucion në tjetrin shënon një ndryshim të madh për fëmijët. Ky kalim mund të jetë i qetë për disa fëmijë ose ankthioz për disa të tjerë. Si të përgatisni fëmijët për këtë ndryshim? Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, ka realizuar një manual, për t’i ndihmuar prindërit t’ua bëjnë më të lehtë shpjegimin fëmijëve gjatë këtij procesi ndryshimi.
Nuk duhet të fajësojnë fëmijën për problemet e tij dhe t’i thoni se nëse ai nuk dëshiron të shkojë në kopsht, atëherë ai është një fëmijë i keq dhe ju nuk do ia plotësoni dëshirat e tij. Kjo është një nga mënyrat më të lehta për të bindur një fëmijë se ai është i keq dhe jeni në rrugën që mund të zhvilloni një sërë kompleksesh për tërë jetën. Fëmija nuk duhet të fajësohet, sepse ai është ende i vogël ndhe nuk ka përvojë dhe njohur, nuk mund të zgjidhë një çështje të vështirë dhe nuk di si të kontrollojë emocionet e tij.
Strategjitë për ofrimin e mbështetjes dhe përshtatjes në kopsht
Strategjia 1
Përgatitja e fëmijës për rutinat e reja. Flisni për tranzicionin, atë që do të mbetet e njëjtë dhe çfarë do të ndryshojë nga rutina e tij ditore.
Strategjia 2
Përpiquni të luani ‘role play’ në shtëpi. Krijoni ‘aktorët’ tuaj të preferuar dhe sajoni situata ku ata përjetojnë situata të ngjashme kalimi nga çerdhja në kopsht. Mos harroni ‘të veproni’ strategjitë e përballimit, për shembull, ‘z.Elefanti ndihet i frikësuar. Pra, çfarë mund të bëjë ai? Ndoshta ai mund t’i thoshte mësuesit të tij…’
Strategjia 3
Përpiquni të mos tregoni shumë ankthin tuaj rreth ndryshimit.
Strategjia 4
Shkruani një tregim për ditën e tij të parë në kopsht, bashkë me fëmijën tuaj, ku personazhi kryesor të jetë vetë fëmija.
Strategjia 5
Vizitoni kopshtin sa më shpejt që të mundeni këtë verë dhe merrni me vete edhe fëmijën tuaj. Merrni fotografi te kopshti, grupit dhe mësuesve të rinj, nëse është e mundur.
Strategjia 6
Shih nëse mund të zbulosh disa shokë të grupit të fëmijës tënd dhe organizoni një takim me lojëra argëtuese.
Strategjia 7
Nëse e mbani mend, tregojini fëmijës tuaj se si jeni ndjerë kur keni shkuar në kopsht, çfarë shkoi mirë dhe çfarë jo. Në këtë proces është mkirë që të përfshini edhe vëllezërit ose motrat e fëmijës, të cilët kanë përvoja të mëparshme, vlen të përmenden përvojat pozitive.
Strategjia 8
Tregojini fëmijës që është një proces normal të kesh frikë dhe të ndjesh frikë, por do të ndjeheni çdo ditë e më mirë. Ju mund t’i komunikoni fëmijës tuaj se: ‘Shumë fëmijë ndjehen ashtu sikurse ti’, në mënyrë që ai të kuptojë se nuk po i ndodh vetëm atij. Përpiquni të pranoni frikën e fëmijës tuaj si të vërtetë dhe ofrojini atij siguri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.