Më 5 shtator, aktivitetet e një qendre të re për fëmijët e rrugës të Misionarëve të Bamirësisë, urdhri i themeluar nga Nënë Tereza, përurohet në Kalkutë, përgjatë rrugës qendrore Park.
Hapja do të përkojë me ceremoninë për të përkujtuar 25 vjetorin e ndarjes nga jeta të murgeshës me origjinë maqedonase, e shpallur e bekuar nga Gjon Pali II në vitin 2003 dhe e shenjtë nga Papa Françesku në vitin 2016.
“Ne vazhdojmë të ndjekim amanetin e Nënës, duke ofruar lirisht çdo të mirë që mundemi”, thotë motra Meri Jozef, epror e përgjithshme e urdhrit që në muajt e parë të këtij viti.
Pak pas agimit, zyra qendrore e urdhrit hapi dyert për të lejuar besimtarët të marrin pjesë në meshë, në dhomën ku ndodhet varri i Shenjtores. “Komunitetet e katolikëve do të mbajnë mesha dhe momente lutjesh në të gjithë Indinë për të kujtuar figurën dhe shembullin e Nënë Terezës”, konfirmoi për Ansa-s Nunciatura Apostolike në Delhi.
Përgatiti O.T / Burimi Ansa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.