Po, çokollata është helmuese për qentë. Çokollata është helmuese, sepse ajo përmban teobromina dhe metilksatina. Teobromina është e ngjashme me kafeinën dhe është përdorur në mjekësi si një diuretik, nxitës i zemrës, enëve të gjakut dhe një relaksues i muskujve . Teobromina mund të jetë helmuese dhe të rezultojë në shenja të rënda klinike, veçanërisht në qoftë se nuk trajtohet. Sa më e errrët dhe më e hidhur çokollata, aq më e rrezikshme është për kafshët tuaja.
Akoma më tepër bëhet toksike kur ia jepni qenit tuaj të shoqëruar me qumësht. Doza toksike varet nga sasia e çokollatës që mund të ketë konsumuar dhe nga fakti se ai mund të ketë qenë me stomakun bosh. Shenjat e helmimit tek qeni shfaqen zakonisht brenda 6 apo 12 orëve.
Cilat janë shenjat klinike të helmimit me çokollatë?
Shenjat klinike varen nga sasia dhe lloji i çokollatës. Për shumë qen, shenjat më të zakonshme klinike janë të vjella dhe diarre, rritje e etjes, gulçim apo shqetësim, urinim i tepruar, rrajhe të shpeshta zemre, dridhje të muskujve.
Ndaj, duhet të konsultoheni sa më parë me veterinerin në mënyrë që t’i bëjë qenit tuaj lavazh stomaku apo të gjithë trajtimet e duhura.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.