Lifestyle

February 22, 2016 | 9:59

Kamela Islamaj: Pse prirem në stile kontroverse!

Ajo është këngëtarja që spikati në konkursin e talenteve të reja “Ethet e së premtes mbrëma”. Pas këtij takimi të parë me muzikën, Kamela Islamaj u bë shumë shpejt pjesë e spektakleve të “Top Channel” si këngëtare profesioniste. Debutimi i fundit i saj ishte në skenën e festivalit të 50-të të RTSH-së me hitin “Mbi yje”

Cila është marrëdhënia jote me bizhutë?

Më pëlqejnë shumë, i kam vërtet të preferuarat e mia. Dhe arsyeja pse i përdor në masë, është fakti se bizhutë gjithmonë i japin një tjetër frymë veshjeve, duke krijuar kontraste të pranueshme dhe pse jo të këndshme për syrin estetik.

Del ndonjëherë nga shtëpia pa bizhu?

Shumë rrallë…Vetëm në raste të veçanta kur zgjohem vonë nga gjumi dhe më duhet të dal rrëmbimthi nga shtëpia në mëngjes, edhe harroj t’i vendos. Gjithashtu, duke mos qenë shumë tip mëngjesore, ndodh edhe që të harroj se ku i kam vendosur. Por, kjo kompensohet mandej gjatë pasditeve apo darkave ku gjithmonë bizhutë janë pjesë e imja, veshjes sime.

Çfarë lloj bizhush preferon më tepër?

Përgjithësisht përdor varëse dhe byzylyk, por në versionin sportiv dhe rock të tyre. Shpesh herë zgjedh edhe unaza shumë të mëdha dhe të errëta mundësisht. Kam një koleksion vathësh të çuditshëm me forma të ndryshme si paramanda, gjemba, apo kunja dhe këto përsëri në forma të çuditshme.

Po kaq të çuditshme ngjajnë edhe pirsing që ke vendosur në hundë dhe buzë. Pse kjo prirje jotja kaq kontraverse?

Piercing kanë qenë dëshira ime më e madhe,madje nuk i kam treguar askujt kur shkova të bëja të parin(në vetull). Isha vetëm 16vjeçe. Duke qenë se mosha bën të vetën, më erdhi një ide brilante që sa hera nuk ndihesha rehat me veten ose doja të harroja diçka që s’më kishte pëlqyer,ose thjesht doja të ndjeja dhimbje, bëja një piercing…Më vone, duke mos pasur shumë vende të lira në fytyrë, ato u konvertuan në tatuazhe. Gjithsesi,mua më pëlqejnë shumë piercing dhe mendoj se edhe mund të shtohen në një të ardhme, por për qejfin tim.

Përgjithësisht çfarë lloj formash, dizanji, ngjyrash i zgjedh ato?

Jam pro rrathëve dhe goglave. Në qoftë se në hundë vendos rreth, automatikisht në kërcin e veshit dhe në buzë vendos gogla dhe anasjelltas! Më pëlqen ngjyra e argjendit dhe e zeza, pa diskutim!

I blen këtu apo jashtë shtetit?

Blerjet i bëj ku të gjendem dhe nëse spikat diçka që më tërheq vëmendjen dhe është e bukur për syrin, e blej menjëherë. Kam blerë shumë këtu dhe pa fund bizhu në udhëtime jashtë shtetit. Bëj gjithmonë shume kujdes në vendosjen dhe dezinfektimin e hundës ose piercing, kur i rifreskoj herë pas here.

Bizhuja më e veçantë që disponon, ose që nuk e ndan kurrë nga vetja? Është një kujtim, trashëgimi, dhuratë….

Janë dy në fakt dhe që të dyja janë dhurata nga dy mikeshat e mia më të mira! Janë dy varëse, njëra është një zinxhir i trashë(si zinxhir qensh) në ngjyrë bronzi dhe tjetra është në ngjyrë argjendi dhe është shumë e gjatë, me një pllakë ku në të janë të vendosura gjithë muajt e vitit sipas kalendarit indian. Nuk kanë ndonjë kuptim të veçantë, por kanë një vlerë shumë domethënëse për mua.

Botuar në revistën Psikologjia, shkurt 2012

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top