Kanceri është një sëmundje moderne, e krijuar nga njeriu, e shkaktuar nga faktorët ambientalë dhe ushqimet, sipas studimit nga University of Manchester. Studimet e tyre morën në konsideratë edhe literaturën nga Egjipti dhe Greqia e lashtë në periudhat më të hershme (marrë nga KNH Centre for Biomedical Egyptology) dhe u publikua në Nature Reviews Cancer, duke bërë kështu diagnozën e parë të kancerit në mumjet egjiptiane.
U gjet vetëm një rast mbi qindra mumje të hulumtuara me pak referenca për sëmundjen e kancerit, gjë që provonte se kanceri ishte ekstremisht i rrallë në antikitet. Ndërkohë që sot, ju e dini se sa i shpeshtë është bërë. Si grip! Professor Rosalie David, nga Faculty of Life Sciences u shpreh se në shoqërinë e industrializuar, kanceri është shkaku i dytë i vdekjeve pas sëmundjeve kardiovaskulare.
Por më herët, ishte tmerrësisht i rrallë. Të dhënat e mbledhura përfshinë diagnozat e mumjeve edhe nga profesor Michael Zimmerman, nga KNH Centre, i cili diagnostikoi një mumuje me kancer të zorrës së trashë, që jetonte në Dakhleh Oasis gjatë periudhës Ptolemaic (200-400 CE).
Sipas profesor Mike Richards, ata nuk e dinë saktë se çfarë e ka shkaktuar atë lloj kanceri, edhe pse egjiptianët ngrohnin shtëpitë me dru.
Ndërkohë që në Greqinë e lashtë, nuk pati evidenca të tilla. Survejimet radiologjike të mumjeve në Cairo Museum dhe në muzetë ne Europë, nuk kanë gjetur evidenca të kancerit. Por ajo që I ka mrekulluar shkencëtarët, ishin recetat terapeutike si selino për reumatizmën . Si konkluzion, dhanë një mesazh të qartë, se kanceri është krijuar nga njeriu!/Mësimet e Diolës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.