Mirëqenie

October 6, 2018 | 9:40

Kanceri i gjirit një betejë gjithnjë e më ashpër. Tashmë shpiket pajisja që e identifikon atë brenda 5 minutave

Kanceri i gjirit është forma më e përhapur e kancerit te gratë në të gjithë botën me rreth 1.7 milionë diagnostikime çdo vit, sipas Qendrës Kërkimore të Kancerit të Gjirit. Për këtë arsye një ‘armë’ e re është krijuar, e cila mund të jetë parandaluese e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

E njohur si iBreastExam, kjo pajisje pa kabllo, e cila mund të mbahet në dorë dhe mund të dallojë qelizat kanceroze për vetëm 5 minuta dhe nuk shkakton as dhimbje dhe as rrezatim të dëmshëm. Kjo pajisje revolucionare është shpikur nga Mihir Shah, i cili pa se kjo ishte shumë e nevojshme në Indi, ku në çdo dy gra të cilat diagnostikohen me kancer gjiri, njëra humbë jetën.

Jo vetëm në Indi, por edhe kudo në botë mungesa e diagnostikimit të hershëm çon shpeshherë në vdekje. Përfshirja e iBreastExam në kontrollet e grave anembanë botës do të ndihmojë komunitetin mjekësor të ndihmojë të gjitha gratë që kanë nevojë. Ndërsa Dr. Ari Brooks nënvizon se kjo pajisje nuk do ta zëvendësojë mamografinë, e cila mbetet kontrolli standard në këtë fushë, ai përsëri pranon se kjo pajisje do të shërbejë si një masë parandaluese për gratë e të gjitha moshave.

 

Burimi / ata.gov.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com