Në fokus

November 8, 2018 | 14:48

Kanceri i qafës së mitrës, Shqipëria probleme në masë, mjeku citolog Rrodhe: Mund të shërohet nëse kapet në kohë

Sipas mjekut citolog Mehmet Rrodhe gratë kanë frikë të drejtohen tek mjeku dhe duhet theksuar që për kancerin e qafës së mitrës informacioni dhe propaganda është shumë më e pakët se sa për kancerin e qafës së mitrës

Në Shqipëri janë rreth 100 raste të prekura me kancer gjiri. Është kjo shifra e cila ka dhënë mjeku citolog Mehmet Rrodhe në një intervistë për “Rreze Dielli”. Sipas tij gratë kanë frikë të drejtohen tek mjeku dhe duhet theksuar që për kancerin e qafës së mitrës informacioni dhe propaganda është shumë më e pakët se sa për kancerin e qafës së mitrës

Në Shqipëri situata nuk është dhe aq e mirë. Ka shtim të rasteve me kancer të qafës së mitrës. Të diagnostikuar janë rreth 100 raste në vit, ndërsa të dyshuara janë rreth 400 raste. Kjo përbën një shqetësim si për strukturat drejtuese edhe për ne mjekët që punojmë. Gratë ndonjëherë kanë frikë të drejtohen tek mjeku dhe preferojnë që më mirë të mos e dinë se sa ta dinë. Për këtë sëmundje informimi është më i pakët  se sa për kancerin e gjirit. Gratë vijnë kur kanë një shqetësim, ndërsa ne kërkojmë që gratë të vijnë pa pasur asnjë shqetësim. 

Mjeku Mehmet Rrodhe tregoi për të gjitha gratë edhe moshën kur duhet të fillojnë të bëjnë analizën e Pap-testit, e cila diagnostikon nëse pacientja është e prekur me kancer të qafës së mitrës.

Paptesti në fillim nga mosha 25 vjeç e lart duhet bërë 1 herë në vit për 3 vjet rresht. Në rast se për këta 3 vjet nuk ka ndonjë ndryshim, atëherë rekomandohet që paptesti të bëhet 1 herë në 5 vjet, deri në moshën 65 vjeçare, por pa ndërprerje. Kohët e fundit kam vënë re një shtim të grave që drejtohen tek ne për të bërë pap testin.

Nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës, deri në shfaqen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen afro nga 10 deri në 20 vjet, ndaj edhe mjekët i kërkojnë të gjitha grave që të bëjnë kontrolle , pasi ky kancer mund të parandalohet.

 

Burimi / http://shqiptarja.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top