Mirëqenie

December 15, 2017 | 12:13

Kanceri i veshkave: perimet që do t’ju mbrojnë

Është një nga perimet më të njohura dhe vlera e saj ushqyese janë provuar. Tani, shkencëtarët thonë se kontributi i saj në shëndetin tonë është edhe më i rëndësishëm sesa menduam, pasi duket se na mbron nga kanceri i veshkave.

1

Studiuesit në Universitetin e Ohajos në SHBA kanë gjetur se domatja, në sajë të likopenit që përmban, po bëhet një aleat i vlefshëm kundër kësaj forme të kancerit.

Edhe studimet e mëparshme kanë sugjeruar që kjo lëndë ushqyese mund të zvogëlojë rrezikun e formave të ndryshme të kancerit, të tilla si kanceri i mushkërive ose i stomakut.

Më shumë se 90,000 femra morën pjesë në studim dhe kërkuesit i ndoqën për dhjetë vjet. 

Gjatë studimit, 383 femra u diagnostikuan me kancer të veshkave. Studiuesit kërkuan marrëdhënien mes kancerit dhe ushqyesve të ndryshëm si lycopene, vitamin C, vitaminë E dhe karotenoidet.

Analizat treguan se vetëm lycopene është e lidhur me rrezik më të ulët të kancerit të veshkave. Femrat që konsumonin sasinë më të lartë të lëndëve ushqyese kishin 45% më pak të ngjarë të kishin kancer të veshkave sesa ato që konsumonin më pak lycopene.

Idealja është të konsumoni katër domate në ditë, thonë hulumtuesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top