FB

March 27, 2021 | 8:26

Kanceri rrezikon më shumë diabetikët

Studiuesit e Universitetit të Lund, në Zvicër kanë zbuluar se ka një lidhje mes obezitetit dhe diabetit me zhvillimin e kancerit të gjirit.

Studimi ka analizuar kushtet shëndetësore të më shumë se 2700 pacientëve të moshës mbi 60 vjeç, mosha kur karcinoma e gjirit zhvillohet më shumë. Që nga koha që kjo sëmundje është shfaqur, obeziteti e ka rritur rrezikun e sëmundjes me 55%, ndërsa diabeti me 37%.

Kjo është një lidhje që duket se fshihet në aftësinë e glukozës për të modifikuar disa gjene, duke vepruar drejtpërdrejt në epigjenomë, në atë kompleks proteinash që rregullojnë proceset në nivelin e ADN-së.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 156

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top