Mirëqenie

August 4, 2018 | 11:06

Kanella, erëza që ju ndihmon të dobësoheni

Ata që janë të kujdesshëm me linjat e trupit, që nga sot mund të mbështeten edhe te një aleate e re: kanella. E dalluar gjithmonë si një erëz që i jep shije ëmbëlsirave e pijeve, pas studimeve të fundit, duket se kanella ka aftësinë të djegë yndyrnat dhe për rrjedhojë edhe ju dobëson. 

Ky zbulim u bë nga një grup studiuesish nga “Nestlé Research Center” në Lozanë, Zvicër dhe nga shkencëtarët e universitetit të Tokios. Të dyja studimet u përqendruan te substanca kryesore e erëzës, aldeide cinnamik, që përveç se i jep aromën e veçantë kanellës, ndihmon edhe në rritjen e nivelit të energjive dhe të oksidimit të yndyrnave. 

Të dyja këto fenomene bëhen të mundura falë stimulimit të një procesi që quhet termogjenezë, që konsiston në prodhimin e nxehtësisë nga ana e organizmit, sidomos në indet dhjamore e muskulore, duke ndihmuar kështu në oksidimin e yndyrnave dhe për pasojë edhe në rënien në peshë.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com