Dëshmi

April 1, 2021 | 8:43

Kapaciteti i imunitetit të tufës… nuk e bën asnjë person imun dhe shpërthimet e virusit ende mund të ndodhin

Zyrtarët shëndetësorë në botë janë në garë për të vaksinuar mjaftueshëm njerëz, në mënyrë që të ndalet përhapja e sëmundjes COVID-19, por është ende një gjë e debatueshme. Qëllimi është që të arrihet ajo që njihet si “imuniteti i tufës”, që nënkupton se mjaftueshëm njerëz do të jenë imunë ndaj COVID-19 ose përmes vaksinimit ose nga infektimet paraprake, në mënyrë që të ndalohet përhapja e pakontrolluar e koronavirusit të ri, imuniteti i tufës nuk e bën asnjë person imun dhe shpërthimet e virusit ende mund të ndodhin.

1*Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Por, imuniteti i tufës nënkupton se virusi nuk përhapet aq lehtësisht nga një person te një person tjetër, duke ndihmuar që të mbrohen nga infektimi eventual personat më të ndjeshëm.

Sistemi imunitar është një sistem mbrojtës dhe pritës që përfshin shumë struktura dhe procese biologjike brenda një organizmi që mbron nga sëmundjet.

Sistemi imunitar i lindur

Mikroorganizmat ose toksinat që hyjnë me sukses në një organizëm, ndeshin qelizat dhe mekanizmat e sistemit imunitar të lindur pra sistemi imunitar i lindur është sistemi mbizotërues i mbrojtjes së nikoqirit në shumicën e organizmave.

Sistemi imunitar përshtatës, mbron organizmat nga infeksioni me mbrojtje shtresore të specifikës në rritje. Me fjalë të thjeshta, pengesat fizike parandalojnë patogjenët siç janë bakteret dhe viruset të hyjnë në organizëm. Nëse një patogjen shkel këto pengesa, sistemi imunitar i lindur siguron një përgjigje të menjëhershme, por jo specifike. Nëse patogjenët shmangin me sukses reagimin e lindur, vertebrorët posedojnë një shtresë të dytë të mbrojtjes, sistemin imunitar adaptues, i cili aktivizohet nga përgjigja e lindur. Këtu, sistemi imunitar përshtat përgjigjen e tij gjatë një infeksioni për të përmirësuar njohjen e tij të patogjenit.

2

Doktor Walter Orenstein, ekspert i sëmundjeve ngjitëse në Universitetin Emory thotë se është një formulë që bazohet në atë se sa ngjitës është virusi ose mesatarisht sa persona mund ta marrin virusin nga një person i infektuar.

Por, kjo llogaritje ofron vetëm një objektiv të gjerë prej kur mund të ketë një rënie të madhe të përhapjes së virusit. Po ashtu, shifrat mund të ndryshojnë varësisht nga rajonet. Kjo po ashtu vlen dhe për Kosovën ku Orenstein thekson se nivelet e vaksinimit dhe faktorët e tjerë që ndikojnë në ndalimin e përhapjes së virusit, po ashtu mund të ndryshojnë nga vendi në vend, madje edhe brenda një qyteti.

4

A duhet të jetë imuniteti i tufës në aspektin global dhe ku gjendet Kosova në këtë pikë?

Imuniteti global i tufës është ideal, por ka pak gjasa të ndodhë.

Shtetet më të pasura kanë siguruar më së shumti doza të vaksinës, që do të prodhohen gjatë këtij viti. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara zyrtarët thonë se një numër i mjaftueshëm i njerëzve do të mund të vaksinohen deri në vjeshtë, në mënyrë që shteti të mund t’i kthehet normalitetit.

Por, shumë shtete të varfra ku në këtë pikë gjendet dhe Kosova me gjasë do të duhet të presin më gjatë. Prandaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se imuniteti global i tufës ka pak gjasa që të arrihet gjatë këtij viti.

Dallimet në nivelet e vaksinimit në mes shteteve janë gjithashtu arsyeja, sipas shumë ekspertëve, të cilët besojnë se COVID-19 nuk do të zhduket kurrë plotësisht.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top