Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Çështja e vetëbesimit mësohet qysh herët në shtëpi, prindërit duhet të jenë në krah të fëmijëve pa i “mbytur” ata, për të forcuar autonominë dhe për të ndërmarrë iniciativa në mënyrë që duke u rritur fëmija të zhvillohet në një të rritur të sigurt dhe të mos jetë “viktimë” e të tjerëve.
1. I referohet vetes me karakterizime negative, duke degraduar elementët e tij pozitiv.
2. Përqendrohet në disponimin negativ të të tjerëve, edhe nëse nuk lidhet me sjelljen e tij.
3. Nuk pranon kritika pozitive nga të tjerët.
4. Ushtron kritika negative ndaj të tjerëve.
5. Ai është jashtëzakonisht i mërzitur me dështimet e tij.
6. Është i prirur ndaj stresit dhe depresionit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.