Mirëqenie

January 16, 2024 | 7:15

Karbohidratet, ja cilat duhen ngrënë për të humbur peshë

 

Për vite me radhë na është thënë se, nëse duam të humbasim në peshë, duhet të eliminojmë karbohidratet. Por gjërat nuk janë ashtu. Në fakt, për të humbur peshën, nuk është e nevojshme të bëni pa karbohidratet, përkundrazi, mund të jetë kundërproduktive për t’i eliminuar ato. Sigurisht, ju duhet të hani të duhurat. Ja se cilat janë karbohidratet që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë dhe pse dhe si t’i përfshini në dietën tuaj.

Elbi

Elbi

Elbi

Elbi është një nga super ushqimet më të vjetra në botë. Studimet sugjerojnë se, konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra, me bazë elbi, brenda një kohe të shkurtër mund të stimulojë hormonet e barkut për të ndihmuar rregullimin e oreksit dhe të metabolizmit. Me fjalë të tjera, do të ndiheni të ngopur më gjatë. Mundohuni të merrni produkte të pjekura që përmbajnë elb ose t’i shtoni në sallatë apo supa.

Bukë integrale

Bukë integrale

Bukë integrale

Drithërat integrale, ashtu si dhe buka, janë magjike për jetën. Nga një studim i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, njerëzit që kanë ndjekur një dietë me bazë drithërash integrale për 12 javë, kanë humbur ndjeshëm më shumë yndyrë në zonën e barkut sesa ata që ushqehen me drithëra të përpunuara. Ngrënia rregullisht e drithërave zgjat jetën dhe, sipas studiuesve të Harvardit, gjithashtu mbron nga sëmundjet e zemrës.

 

Qiqra

Qiqrat

Qiqrat

Një studim kanadez zbuloi se konsumi i bimëve si qiqra, fasule, bizele dhe thjerrëza mund të parandalojë fryrjen dhe për këtë arsye të ndihmojë për mbajtjen nën kontroll të peshës. Për një vakt të ndërmjetëm të lehtë, përzieni qiqrat me vaj ulliri dhe erëza dhe pastaj piqini ato në 180 gradë për 30 minuta. Kjo këshillë vjen nga Shira, dietolog nga Los Angeles.

Dardha

Dardha

Dardha

Një studim i botuar në “Annals of Internal Medicine” zbuloi se të rriturit që hanin të paktën 30 gram fibra çdo ditë humbën disa kilogramë një në vit pa bërë ndonjë ndryshim në dietën e tyre. Një dardhë e mesme ka 6 gram fibra, më shumë se shumica e frutave, përfshirë mollët.

 

Quinoa

Quinoa

Quinoa

Quinoa është një drithë e fuqishme, e cila përmban pothuajse dyfishin e fibrave të familjes së saj. Po ashtu, ajo është një burim i plotë proteinash, i të gjitha 9 aminoacideve esenciale, që do të thotë se, ajo mund ta furnizojë trupin tuaj me të gjitha nevojat për të cilat, të formojë muskuj pa marrë yndyrna të ngopura, si një biftek për shembull.

 

Kokoshkat

Kokoshka

Kokoshka

Çdo grusht kokoshkash është e pasur me drithëra dhe fibra. Në një studim, disa vullnetarë morën më pak kalori dhe raportuan se ndiheshin më të kënaqur kur bënin ushqime me bazë misri sesa kur po hanin patate të skuqura.

 

Fasulet e zeza

Fasule të zeza

Fasule të zeza

Janë të pasura me fibra të tretshme, të cilat reduktojnë yndyrën e brendshme që, siç dihet, shton rreziqet e sëmundjeve të zemrës, diabetit, si dhe disa llojeve të kancerit.

Patatet e ëmbla

Patate e ëmbël

Patate e ëmbël

Secila nga këto perime të shijshme përmban 27 gram karbohidrate, por mos e tejkaloni masën. Norma e duhur ka treguar se rrit nivelet e adiponektinës, e cila ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe bën që metabolizmi të funksionojë më mirë. Patatet e ëmbla nuk kanë yndyrë dhe kanë më pak natrium se sa të bardhat.

Makarona integrale

Makarona integrale

Makarona integrale

Makaronat me miell integral ndihmojnë në uljen e peshës trupore. Provoni një racion (80 gramë) tagliatelle me miell integral, të spërkatur me një vaj ulliri ekstra të virgjër dhe perime.

Bizele

Bizele

Bizele

Duhet t’i hani ato. Një kile bizele siguron rreth 4 gram proteina dhe fibra. Përveç kësaj, bizelet janë një burim i shkëlqyer i zinkut, i cili është parë të jetë i lidhur me leptinën, e cila rregullon ndjenjën e ngopjes.

Bollgur

Bollgur

Bollgur

Ka disa virtyte. Gjëja më e rëndësishme është shmangja e bukës me ëmbëlsues të shtuar, këshillon Lençevski. Për të rregulluar aromën, ju mund të përdorni kanellë, gjalpë bajameje ose edhe një lugë çaji sheqer kokosi.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top