Gjithmonë ka ekzistuar një lloj rivaliteti mes bjondeve dhe bruneve. Edhe pse femra karakterizohet nga një intuitë e madhe, prapë ekziston një lloj miti, që bjondet janë më naive. Po cilat janë më të suksesshme në karrierë?
Një studim i fundit nga ‘University of British Columbia’ tregoi se, femrat bjonde në raport me brunet kanë më shumë mundësi për të bërë karrierë dhe të drejtojnë një kompani, si dhe mund të marrin poste të pushtetshme. Arsyeja është e thjeshtë, bjondet duken më të reja se bashkëmoshataret e tyre brune dhe si rrjedhojë duken më të gatshme për të marrë poste të larta, në raport me koleget e tyre brune ose edhe meshkujt.
Statistikisht rezultoi se 48% e drejtueseve të kompanive amerikane janë bjonde, ashtu si 35% e politikaneve dhe drejtueseve në universitete.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.