Këshilla & Arsye

October 19, 2020 | 8:31

Katarsisi integrues dhe përforcimi që përdor psikodrama si terapi

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Katarsis në greqishten e vjetër, donte të thoshte “pastrim, purifikim”, dhe me atë kuptim përdorej derisa erdhi Aristoteli dhe e metaforizoi, për t’i dhënë kuptimin me të cilin e njohim sot. 

Metafora është përdorimi i një fjale a një shprehje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë. (p.sh: qesh natyra). Katarsisi shënjon sot efektin emocional pastrues ose çlirues që ushtron një vepër arti. Psikoanaliza e përdor të njëjtin term për të shënjuar shkarkimin e emocioneve të forta, por të ndrydhura, nga mendja e të sëmurit neurotik. 

“Katarsis (nga greqishtja-katharsis, do të thotë “pastrim” ose “spastrim”) është pastrimi dhe purifikimi i emocioneve – sidomos keqardhje dhe frikë – përmes artit ose ndonjë ndryshimi ekstrem në emocion që rezulton në “rinovimin” dhe “restaurim”. Kjo është një metaforë e përdorur fillimisht nga Aristoteli tek “Poetika”, duke krahasuar efektet e tragjedisë në mendjen e spektatorit për të shkaktuar në një katarsis në trup”. 

Katarsis është një term në artin dramatik që përshkruan efektin e tragjedisë (ose komedisë dhe formave të tjera artistike) kryesisht në audience, publik. Aristoteli askund nuk spjegon kuptimin e “katarsis”, ndërsa ai e përdor këtë term në “përkufizimin e tragjedisë” në Poetikë. Poetika e Aristotelit është vepra më e hershme e mbijetuar e teorisë dramatike dhe traktati i parë ekzistuese filozofik e përqendrohet në teorinë letrare. 

“Studiuesi G.F. Else argumenton se tradicionalja, interpretimet e katarsisit si “pastrim” ose “purifikim” nuk kanë bazë në tekstin e “Poetikës”, por rrjedhin nga përdorimi i katarsisit në kontekste të tjera aristoteliane dhe jo-aristoteliane. Për këtë arsye kanë lindur një numër i ndryshëm interpretimesh të kuptimit të këtij kuptimi. Termi është diskutuar shpesh së bashku me konceptin e Aristotelit të anagnorisis”. Anagnorisis nga greqishtja e vjetër është një moment në një lojë ose në vepra të tjera, kur një personazh bën një zbulim kritik. 
Anagnorisis fillimisht do të thoshte “njohje” në kontekstin e tij grek, jo vetëm nga një person, por edhe të asaj që për kë qëndronte personi. 

Studjuesi F.L. Lucas, në një botim të “Poetikës”, mbulon tërësisht nuancat e ndryshme në kuptimin e termit të përkushtuar për “Mëshirim, Frikë, dhe Katarsis”. Ai njeh mundësinë e katarsisit që bart disa nga aspektet e kuptimit të “pastrimit, purifikimit dhe ‘sqarimit intelektual” edhe pse diskutimi i tij i këtyre termave nuk është gjithmonë në formë të saktë me të cilin dijetarët e tjerë me ndikim i kanë trajtuar ato. 
Purifikimi dhe pastrimi, të përdorur në shekujt e mëparshëm, si interpretimet e përbashkëta të katarsisit janë ende në përdorim të gjerë sot. Kohët e fundit, në shekullin e njëzet, interpretimi i katarsisit si “sqarim intelektual” ka lindur si një rival për pikëpamjet e vjetra në përshkrimin e efektit të katarsisit mbi publikun. 

a4d8318e-0020-4aba-9c5b-a7f547749c66Termi katarsis në psikologji 

Në psikologji, termi është përdorur për herë të parë nga kolegu i Sigmund Frojdit, Josef Breuer (1842-1925), i cili zhvilloi një trajtim “katarsis purgativ” duke përdorur hipnozën për personat që vuanin nga simptomat histerike. 
Ndërsa nën hipnozë, pacientët Breuer-së ishin në gjendje të kujtojnë përvojat traumatike dhe nëpërmjet procesit për të shprehur emocionet origjinale që kishin qenë të shtypura dhe të harruara, ata ishin të çliruar nga simptomat e tyre. 
Katarsis ishte gjithashtu në qendër të konceptit të psikoanalizës së Frojdit, por ai zëvendësoi hipnozën me asocacionet e lira. Kur Frojdi përdori hipnozën klienti rezistonte. Kështu që Frojdit i duhej një metodë për të kapërcyer rezistencën e klientit. Asocacionet e lira ndihmojnë për analizën e ëndrrave dhe për kuptimin e transferencës. 

Katarsis – “Psikoterapia moderne” – Psikoanaliza frojdiane, për të përshkruar “aktin e shprehjes”, duke përjetuar emocionet e “thella” të lidhura me ngjarjet në të kaluarën e individit që kanë qenë fillimisht të shtypura apo “injoruara”, dhe nuk janë drejtuar apo përjetuar asnjëherë. 

” Blowing off steam” mund të reduktojë stresin fiziologjik në afat të shkurtër, por ky reduktim mund të veprojë si një mekanizëm shpërblimi, duke përforcuar sjelljen dhe promovimin shpërthimeve në të ardhmen.“Blowing off steam”, do të thotë lëshimi i  “emocioneve” të forta ose energji, duke u angazhuar në një aktivitet të këndshëm, të “fuqishëm” ose relaksues. 

Përforcimi 

Përforcimi është një proces i domosdoshëm për të ruajtur ndikimin që ka katarsis tek individi me çrregullime. Nëse nuk përdoret përforcimi ka të ngjarë që klienti të kalojë përsëri në gjendjen fillestare. 

Koncepti katarsis i Aristotelit 

Në Poetikën e tij ai shkruan: “Tragjedia imiton një veprim të rëndësishëm dhe të përfunduar të një rëndësie të caktuar me një gjuhë që çdo pjesë e saj ka një “ornament” të ndryshëm, ose me veprim, pa treguar që kryen purifikimin e afekteve të tilla me anë të “keqardhjes dhe frikës.” 

Katarsis 

• Lessing: “Katarsis, veprimi moral i tragjedisë (transformimi i pasioneve në virtyte)”.
• Myller: “Katarsis, kalimi nga pakënaqësi te kënaqësia”.
• Bernayes: “Katarsis, shërim, purifikim në kuptimin mjeksor”.
• Zeller: “Katarsis qetëson afektin (ndjenjën)”. 

Arti sot po bëhet mjeti më i fuqishëm për shkarkime të rëndësishme dhe të përshtatshme të energjisë njerëzore. 

Lidhja është njëfarë antagonizmi; dy llojet e emocioneve lëvizin në drejtime të kundërta. Ligji i kundërveprimit estetik është i njëjtë për fabulën dhe tragjedinë. Ai përfshin një afekt që zhvillohet në dy drejtime të kundërta por arrin në në asgjësim tek pika e kufirit të tij. Ligji i kudërveprimit estetik zhvillohet në dy drejtime të kundërta por arrin në në asgjësim tek pika e kufirit të tij. Ky është procesi që do të na pëlqente ta quanim katarsis. 

Ritmi i veprës shkakton afektin i cili është pjesë e ligjeve psikologjike të proceseve emocionale. Nëse poeti përzgjedh një ritëm, efekti i të cilit është në kundërshtim/kontrast me efektin e “përmbajtjes” së veprës së tij, ne e përceptojmë këtë fenomen të kontrastit. Kontrasti i zbuluar nga ne në strukturat e formës artistike dhe ai i përmbajtes artistike është baza e aksionit “katarsis” në kundërveprimin estetik. 

Një vepër arti përmban gjithmonë një konflikt intim midis përmbajtjes dhe formës së saj dhe artisti e arrin efektin e tij me anë të formës, e cila “shkatërron” përmbajtjen. Arti bazohet në bashkimin e “ndjenjës” me imagjinatën. 
Katarsis është kundërveprimi estetik dhe transformimi i ndjenjave, “përgjigja eksplozive” qe arrin kulmin në “shkarkimin e emocioneve”. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top