FB

September 23, 2021 | 8:47

Katër çifte që e kanë bërë moshën pikën e tyre të fortë

 

Sa herë jeni frenuar nga diferenca e moshës? Sa herë ju është thënë që nuk mund ta pëlqeni atë person sepse keni shumë vite diferencë nga njëri-tjetri?  Sidoqoftë, dihet se dashuria nuk njeh moshë. Por a është vërtet kështu? Dyshimet janë të shumta, pyetjet gjithashtu dhe frika se mos e lini është po ashtu shumë e lartë. Ju nuk keni siguri, dhe gjithçka duket se është kundër jush dhe dashurisë që ju vërtet dëshironi të jetoni.

Por ju e ndjeni atë, nuk keni qenë kurrë më të sigurt se kaq: ai person që duket të jetë më i gabuari për pjesën tjetër të botës, ka çdo gjë që të jetë i duhuri për ju. Por çfarë të bëni nëse frika është shumë e madhe?

Këtu janë disa shembuj që mund t’ju ndihmojnë të hyni në këtë marrëdhënie.

Raul Bova dhe Rocío Muñoz Morales

Të dy të bukur, të famshëm dhe të dashuruar. Ky çift i bukur kanë 17 vite diferencë me njëri-tjetrin, një diferencë që në shikim të parë mund të duket vendimtare për të penguar krijimin e një lidhjeje. Megjithatë, dashuria mes seks-simbolit numër një të Italisë dhe modeles spanjolle po shkon mirë: pa probleme dhe me dy fëmijë.

George Clooney dhe Amal Alamuddin

Po ashtu 17 janë vitet ndajnë aktorin me famë botërore – si për aftësinë e tij ashtu edhe për hijeshinë e madhe që e bënë famën e tij të padiskutueshme – dhe gruan e tij: ajo është një avokate, ai i përket botës së Hollivudit. Në këtë rast diferenca në moshë nuk duket të jetë pengesa e vetme, megjithatë të dy jetojnë të lumtur dashurinë e tyre, së cilës që nga viti 2017 i janë shtuar dy binjakë.

Beyonce dhe Jay-Z

Diferenca e moshës mes këtij çifti është dymbëdhjetë: ajo, mbretëresha e muzikës pop dhe këngëtare me famë ndërkombëtare; ai reperi amerikan i njohur në të gjithë botën: ata u takuan kur këngëtarja mbushi tetëmbëdhjetë vjeç dhe vetëm një vit më vonë – kur ajo ishte 19 dhe ai 31 – ata dashurohen me njëri-tjetrin. Në vitin 2008 ata u martuan në fshehtësi të madhe, duke filluar një jetë të gjatë së bashku bazuar në respektin reciprok, dashurinë dhe muzikën. Çfarë janë 12 vjet në krahasim me një jetë?

Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Dy aktorët, të cilët kanë njëmbëdhjetë vjet diferncë, janë fytyrat më të njohura në zemrat e spektatorëve vitet e fundit. Ajo është mbretëresha e padiskutueshme e dramës adoleshente, ai është një aktor që kombinon në mënyrë perfekte origjinën e tij amerikane dhe kanadeze, ata janë njohur së bashku pas divorcit nga Scarlett Johansonn: dy vjet janë të mjaftueshme për të kuptuar intensitetin e dashurisë së tyre, bazuar në shakatë reciproke dhe një miqësi solide në bazë.

 

 

Burimi / https://www.oroscopo.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top