FB

February 28, 2022 | 8:50

Katër zakone që shkatërrojnë marrëdhënien tuaj!

Ndonjëherë ndodh se marrëdhënia jonë me dikë mund të prishet papritur, pa e kuptuar pse. Ka disa mënyra kur ne angazhohemi me të tjerët që krijojnë më shumë distancë midis palëve. Këto mënyra të reagimit mund të na bëjnë të ndiejmë zhgënjim në rastin më të mirë dhe të kemi konflikte në rastin më të keq. 

badhabitsthub

Lucy Leu shpiku termin “4Ds of Disconnection”, i cili shpjegon katër mënyra që krijojnë distancë në marrëdhëniet ndërpersonale.

Diagnoza

Në ndërveprimet tona të përditshme, është e lehtë për ne të ‘diagnostikojmë’ personat e tjerë – pra t’i fajësojmë, kritikojmë dhe gjykojmë ata. Diagnoza nxit mbrojtje dhe mosmarrëveshje në marrëdhëniet tona ndërpersonale. Në fund të fundit, kujt i pëlqen të fajësohet, të gjykohet apo të kritikohet? Ne jemi lehtësisht subjekt për t’u diagnostikuar në lloje të ndryshme kontekstesh sociale—qoftë kur komentojmë peshën e dikujt, ose kur gjykojmë dikë bazuar në dy-tre ndërveprime që kemi pasur me të.

Mohimi i përgjegjësisë

Kur mohojmë përgjegjësinë personale, fajësojmë të tjerët për zgjedhjet dhe veprimet tona. Priremi të marrim qasjen “kushdo përveç meje”. Për shembull, ne mund të themi: “Për shkak se ju nuk po më dëgjonit, unë duhej të ngrija zërin!” “Ti më bën të ndihem vetëm.” “Kam probleme besimi sepse ti kurrë nuk më thua se çfarë të bëj.” Në të gjitha shprehjet vihet re se komunikimi rëndon pikërisht te personi që kemi përballë, duke e bërë atë të ndihet fajtorë për veprimet që ka bërë ose jo. 

Gjykimi që japim për të tjerët

Shpesh bëhemi mjaft gjykues kur vjen puna në veprimet e të tjerëve. Vendosim mbi sjelljet e personave nëse ata meritojnë shpërblim apo ndëshkim, në fund të diskutimeve. Kjo na bën ne që të krijojmë një lidhje ‘merite’, duke harruar ato që vërtetë i duhen një marrëdhënie.

Kërkesa

Nëse personat që kemi përballë nuk pajtohen me mendimet tona, ne përpiqemi t’i bëjmë ata të nënshtrohen përmes frikës ose fajit. Ju mund të keni vënë re se kur bëjmë kërkesa, ne nuk mund të kërcënojmë domosdoshmërisht të tjerët me ndëshkim fizik, por t’i drejtohemi ndëshkimit emocional dhe psikologjik, si p.sh. të fajësojmë dhe të bëjmë veten viktimë.

‘Diagnoza’, ‘mohimi i përgjegjësisë’, ‘meritat’ dhe ‘kërkesat’ janë forma që kontribuojnë në zhgënjimin në rastin më të mirë dhe në konflikte në rastin më të keq. Ndërsa ne nuk mund të shpëtojmë nga sjelljet e pavetëdijshme të njerëzve të tjerë, ne mund të përpiqemi të mos i kthejmë ato në marrëdhëniet tona ndërpersonale.

 

Përgatiti K.I / Burimi theannapurnaexpress.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top