Era e keqe e gojës është padyshim e turpshme, por nuk kemi gjithmonë furçë dhe pastë dhëmbësh për ta trajtuar siç duhet.
Në këtë rast, ekzistojnë disa “zgjidhje emergjente”, të cilat mund t’i përdorim:
- Çamçakëz pa sheqer
Çamçakëzi është zgjidhja më klasike dhe e testuar për frymëmarrje të freskët. Sigurohuni që çamçakëzi nuk ka sheqer, bakteret në gojë ushqehen me këtë, duke prodhuar acide të cilat janë përgjegjëse për frymën e keqe dhe të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.
- Frutat
Edhe pse frutat kanë sheqerna natyrale, ato gjithashtu përmbajnë përbërës të tjerë që neutralizojnë bakteret dhe kimikatet që lëshojnë erëra të pakëndshme. Përbërës të tillë janë, për shembull, polifenolet e pranishme në mollë. Gjithashtu, frutat e pasura me vitaminë C, të tilla si luleshtrydhe, portokall parandalojnë përhapjen e baktereve të dëmshme.
- Uji
Era e keqe është shpesh rezultat i gojës së thatë, kështu që uji mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit. Gjithashtu, uji heq mbeturinat ushqimore që ushqejnë bakteret.
- Kos
Probiotikët e gjetur në kos janë baktere të dobishme që konkurrojnë kundër baktereve të këqija të zgavrës së gojës, duke i parandaluar ato nga lëshimi i kimikateve me erë të keqe.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.