Është gjë e zakonshme që me stinën e verës shumë njerëz fillojnë të mendojnë më seriozisht për trupin e tyre dhe dëshirojnë të humbin peshë.
Gjithashtu, nuk është sekret që pjesa më problematike e trupit të femrave janë ijët dhe kofshët, pasi është shumë vështirë të hiqen centimetrat e tepërta.
Mirëpo, asgjë nuk është e pamundur, as heqja e kilogramëve në pjesët më të vështira të trupit. Prandaj, për t’i hequr dhjamët e tepërt në pjesën e brendshme dhe jashtme të kofshëve, është e rëndësishme t’i bëni këto tri gjëra:
• të rregulloni sasinë e kalorive që i konsumoni brenda dite
• të pini shumë ujë
• bëni ushtrime efektive
Pra, nuk është e nevojshme aspak të shkoni në palestër, pasi këto tri gjëra mund t’i bëni edhe në shtëpinë tuaj.
Për vetëm 12 minuta në ditë do të humbni nga një centimetër peshë në ijë dhe kofshë brenda jave! Kjo nuk do të jetë e lehtë, por në fund do të ndaheni të lumtur.
Në videon e mëposhtme e keni programin intensiv 12-minutësh, i cili ka ndihmuar me mijëra gra.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.