Këngëtarja e njohur Demi Lovato është zyrtarisht jo-binare. Ajo ka deklaruar se po ndryshon përemrin nga ajo/asaj në ata/atyre.
Njerëzit jo-binarë nuk identifikohen as si meshkuj dhe as si femra, pasi priren të mos kenë përputhje me normat e asnjërës gjini.
“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju disa gjëra ndaj jeta ime,”– shkroi Demi Lovato në një postim në Twitter.
Ndërsa vazhdoi: “Jam krenar t’ju bëj të ditur se identifikohem si jo binare dhe zyrtarisht do të ndryshoj përemrat e mi në ata/atyre.”
28-vjeçarja tha se e kuptoi identitetin gjinor pasi kaloi një kohë të gjatë duke reflektuar vitin e kaluar.
“Po e bëj publike për të gjitha ata që nuk janë në gjendje të ndajnë me njerëzit e tyre se kush janë në të vërtetë,”– shtoi këngëtarja.
Gjatë gjithë karrierës së saj, Demi Lovato ka qenë një mbështetëse e hapur e të drejtave LGBT.
Gjithashtu këngëtari britanik Sam Smith konfirmoi se është jo- binar dhe se përdor përemrat ata/atyre, në vitin 2019.
Burimi / Panoramaplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.