Pjesë e protestës ‘Women’s March’në Los Angeles, këngëtarja me famë botërore Adele ka bërë një deklaratë pozitive, ku ka ndarë për ndjekësit e saj në Instagram dhe një mesazh shoqëruar në praninë e mikeshave të saj.
Në foto ajo shfaqet me aktoret Cameron Diaz dhe Jennifer Lawrence ku shkroi disa fjalë për fuqinë e femrave.
“Njerëzit me më shumë influencë në jetën time kanë qenë gra. Të afërmet e mia, shoqet, mësueset, koleget, idhujt. Jam shumë e dhënë pas këtyre grave. I adhuroj dhe kam nevojë për to çdo ditë e më shumë. Jam shumë mirënjohëse që jam femër dhe s’do ta ndryshoja për asgjë në botë. Gjithsesi, shpresoj të mos cilësohem nga gjinia, por të cilësohem për atë çka i jap botës, nga aftësia për të dashur dhe për ta rritur e bërë djalin tim një burrë të mirë përkrah bashkëshortit tim që më do për gjithçka jam dhe nuk jam. Dua atë çka është më e mira për njerëzit. Besoj se të gjithë këtë duam, thjesht nuk biem në një mendje se cila është”, shkroi 29-vjeçarja.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.