Mirëqenie

January 22, 2018 | 8:05

Si mund të ndalet osteoporoza?

 

Osteoporoza  është sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore, e cila ndodh në mënyrë të heshtur dhe progresive deri sa ndodh fraktura e parë. Kjo sëmundje  prek të dy gjinitë, por është më e shprehur tek femrat.

Pas moshës 20 vjeç hollimi i kockave është një proces natyral, i cili nuk mund të ndalet plotësisht. Masa kockore e fituar gjatë rinisë është një përcaktues i rëndësishëm i rrezikut të osteoporozës gjatë jetës së mëvonshme. Prandaj ndërgjegjësimi për osteoporozën duhet të fillojë që herët, në moshë të re, me qëllim që të ndërmerren masa për të parandaluar atë.

Sasia e kalciumit që duhet të konsumojmë ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Adoleshentët janë kategoria që kanë më shumë nevojë për ushqime të pasura me kalcium.

Ushqimet e pasura me kalcium janë: qumështi dhe nënproduktet e tij, perimet jeshile si: brokoli, lakra jeshile, etj. Marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe e vitaminës D ndihmon në shëndetin e kockave.

 

Burimi / ATA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top