Këshilla & Arsye

February 1, 2021 | 8:11

Keni dyshime që vuani nga ankthi? Vlerësojeni veten!

Vjen një moment ku gjendja jonë fizike dhe emocionale na bën të kuptojmë se diçka nuk po shkon mirë me ne. Disa shenja të përgjithshme na tregojnë se ankthi është mjaftueshëm i ashpër, sa që është koha për të vepruar apo për të kërkuar ndihmë. Një mënyrë për të  përcaktuar se ankthi e ka kaluar kufirin bëjini vetes pyetjet e mëposhtme, duke u treguar të sinqertë me veten tuaj.

Juliana Saliaj, psikologe këshillimi

Juliana Saliaj, psikologe këshillimi

-A ndikon ankthi që ju të shmangni vende, objekte, ngjarje ose situata specifike?

-A janë këto vende, ngjarje apo objekte të cilat personat e tjerë që njihni nuk i kanë frikë?

-A ju pengon ankthi aftësinë tuaj në punë?

-Ju shkakton ankthi problem në marrëdhëniet me të tjerët ose ju pengon të mos keni fare marrëdhënie?

-A ju pengon ankthi të merrni përgjegjësitë tuaja në familje?

-Ju shkakton ankthi stres në të përditshmen rregullisht?

-A po ju duket se me kalimin e kohës gjërat po përkeqësohen?

-A kanë shprehur shqetësim shokët, miqtë, familjarët apo punëdhënësit në lidhje me ankthin tuaj, me ndikimin e tij në jetën tuaj?

-Ndjeni ndonjëherë që mendimet tuaja janë jashtë kontrollit?

-Ndjeheni vazhdimisht të irrituar?

-Ju thonë persona të tjerë që shpesh dukeni i stresuar?

-Shqetësoheni shpesh për të njëjtat gjëra?

-Keni shpesh probleme me gjumin?

-A ju trishton ndryshimi i rutinës tuaj?

-Keni ndonjëherë imazhe të padëshiruara të fatkeqësisë ose vdekjes në kokën tuaj?

-Përjetoni ndonjëherë kujtime të rrufeshme (flashbacks) të ngjarjeve dhe traumave të së kaluarës?

2

Sa më shumë pyetjeve t’i përgjigjeni me “po” aq më shumë ka gjasa që të jeni duke përjetuar një çrregullim ankthi. Në këtë rast jeni këshilloheni të kërkon ndihmën e një terapisti.

Ankthi ta vështirëson ritmin e të jetuarit po ashtu edhe të parit e gjërave në mënyrë pozitive.  Psikologu Daniel Wegner sugjeron një mënyrë të thjeshtë menaxhimi të situatave që të krijojnë  ankth si: të hedhësh në letër kujtimet e bukura, situatat e vështira që keni kapërcyer si dhe gjërat që prisni t’i bëni me padurim. Këtë letër e mbani me vete dhe sa herë të ndjeheni të stresuar e lexoni në mënyrë që të motivoheni se edhe këtë herë (gjatë krizës së ankthit) do ia dilni.  

“Ankthi: një udhërrëfyes i plotë për jetën” J.E.Johnston

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top