Të gjithë mund të keni provuar ndjesinë që një ushqim pikant lë në gjuhën tonë. Kjo na bën që të mos shijojmë si më parë produktet që konsumojmë, të paktën derisa ndjesia e djegies të largohet.
Sipas “Bright Side” ekzistojnë disa mënyra natyrale që ju ndihmojnë të freskoheni pasi keni konsumuar diçka shumë të nxehtë, ose pasi keni ngrënë diçka pikante.
- Shpëlajeni gjuhën me një përzierje të kripur.
Shpëlajeni gjuhën me një përzierje të ftohtë me ujë të kripur për të lehtësuar ndjesinë e djegies.
- Zhysni gjuhën në një gotë me qumësht.
Qumështi mund t’ju ndihmojë të lehtësoni dhimbjen shpejt. Zhysni gjuhën në qumësht të ftohtë dhe prisni për ca kohë derisa të ndiheni më mirë. Ju mund ta përsërisni këtë procedurë derisa të qetësoheni.
- Aplikoni mjaltë në zonën e djegur dhe mos e gëlltisni për ca kohë.
Mjalti jo vetëm që ka një efekt qetësues, por gjithashtu ka një shije të këndshme. Ky produkt është një shërues i provuar shkencërisht për djegiet. Nëse nuk jeni alergjik ndaj produkteve të mjaltit, ky ilaç mund të bëhet një nga të preferuarit tuaj. Merrni një lugë mjaltë dhe lyeni gjuhën me një shtresë të trashë. Lëreni të qëndrojë aty për aq kohë sa të mundeni që të përfitoni prej tij.
- Vendosni çamçakëz me mente në zonën që ju djeg.
Ky është një ilaç i thjeshtë dhe i shpejtë që mund t’ju ndihmojë. Çamçakëzi me mente do t’ju japë një ndjesi ftohjeje, kështu që do të filloni të ndiheni më mirë. Thjesht vendosni një pjesë të çamçakëzit në zonën ku ndjeni djegie dhe mos e përtypni. Sigurohuni që të mos e lini atje për një kohë të gjatë.
- Shtrydhni lëngun nga një bimë aloe vera.
Aloe është një shërues natyral që rekomandohet për trajtimin e plagëve të djegieve të shkallës së parë dhe të dytë. Mund të zvogëlojë ndjeshëm kohën e shërimit të djegieve dhe t’ju japë efekt që nga aplikimi i parë. Thjesht shtrydhni lëngun e aloes mbi gjuhën tuaj dhe lëreni për pak sekonda.
- Merrni pak çokollatë ose sheqer.
Sheqeri i grimcuar përdoret për trajtimin e plagëve që janë të vështira për t’u shëruar. Vendosni sheqer në gjuhën tuaj dhe shtypeni atë në pjesën e sipërme të gojës. Ju gjithashtu mund të përdorni çdo produkt që përmban sheqer: si një çokollatë.
- Spërkateni gjuhën me pak akull, por mos lëpini një kub akulli.
Aplikimi i diçkaje të ftohtë është një nga gjërat e para që mund t’ju vijë në mendje kur ndjeni djegie. Asnjëherë mos e lëpini një kub akulli, pasi mund ta përkeqësoni situatën për dhëmbët tuaj. Në vend të kësaj, spërkatni pak akull mbi sipërfaqen e gjuhës.
- Zhysni gjuhën në një filxhan kos të ftohtë ose ndonjë produkt tjetër që përmban baktere laktike.
Lakto-bakteret konsiderohen një terapist i mirë kur bëhet fjalë për uljen e rrezikut të infeksionit. Zhytja e gjuhës në kos do t’ju ndihmojë të shmangni infeksionin pas djegies së gjuuhës nga një ushqim pikant ose i nxehtë.
- Merrni frymë përmes gojës duke e mbajtur gjuhën si qentë.
Pasi digjni gjuhën, nuk duhet ta mbani të mbyllur në gojë. Mundohuni t’i jepni sa më shumë ajër. Ju mund të praktikoni teknikën e frymëmarrjes që kanë qentë.
- Mbajini erë një luleje përmes gojës.
Një teknikë tjetër është ta largoni mendjen nga dhimbja duke nuhatur diçka, si për shembull një lule, përmes gojës. Kjo do t’ju hutojë dhe nuk do ta keni më mendjen tek ndjesia e djegies.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.