FB

May 19, 2021 | 11:40

Këpucë dhe mirëqenie, disa këshilla se si të zgjidhni të duhurat

Zgjedhja e këpucës së duhur është gjithmonë e vështirë, megjithatë, përveç modelit, vëmendje duhet t’i kushtohet edhe llojit të takave, i cili duhet të jetë i përsosur për veshjen dhe mbi të gjitha duhet t’i përshtatet stilit të jetës tonë dhe formës së ekstremiteteve tona të çmuara.

Takat e holla, të bukura dhe të pamundura: është këpuca më e dëshiruar dhe sigurisht më seksi, e hollë dhe shumë e lartë. Është pothuajse e pamundur të kalosh një ditë të tërë me këtë lloj këpuce në këmbë. Zgjidhja më e mençur është që të mbash gjithmonë me vete një palë këpucë të rehatshme dhe takat ti përdorësh vetëm për raste të veçanta. Në përgjithësi, këpucë të tilla të larta dhe të parehatshme nuk janë aspak ideale për mirëqenien e këmbëve tona.

Dekolte elegante: gjithnjë mjaft zyrtare, sensuale pa e ekzagjeruar. Ato janë perfekte edhe për veshjet joformale, por që bien në sy. Për të qenë në gjendje t’i veshim ato, ne duhet të përqendrohemi tek këpucët që janë më pak kërkuese sesa takat e holla: madje 5 centimetra janë të mjaftueshme për një këpucë të rafinuar që na bën të ndjehemi pak të veçantë pa kompromentuar padrejtësisht shëndetin e këmbëve.

Takë e trashë, një kompromis i mirë: qoftë e ulët apo e lartë, taka e trashë është një zgjidhje që kënaq ata që nuk u pëlqejnë të sheshtat, por nuk duan as të rrezikojnë të thyejnë kyçin e këmbës duke u penguar me një takë të hollë. Padyshim më të rehatshme se dekolteja, këpucët me take të trashë janë ende mjaft femërore dhe mjaft komode për t’u vlerësuar. E përsosur për një takim në zyrë, ose për të marrë pjesë në një ngjarje, ato megjithatë nuk janë të përshtatshme për t’i veshur gjithmonë dhe gjatë gjithë ditës: modë po, por me moderim për të siguruar mirëqenien e këmbëve.

Këpucë me takë dhe e hapur: të ashtuquajturat modele të këpucëve “gisht i hapur” janë shumë të popullarizuara. Të përsosura për veshjet e sofistikuara, këto këpucë janë një kompromis i shkëlqyeshëm për ata që nuk duan të heqin dorë nga takat, por nuk durojnë dot këpucët e mbyllura. Kjo është padyshim një zgjidhje perfekte për verën, por absolutisht jo e përshtatshme kur është ftohtë: është më mirë të shmangni veshjen e këpucëve të hapura me çorape.

Balerina ose atlete: këpucët e sheshta nuk janë të gjitha njësoj. Nëse marrim për shembull Audrey Hepburn, një ikonë e paharrueshme e stilit dhe elegancës, menjëherë mund të mendosh për një fustan të zi, një varg perlash dhe një palë balerina: asgjë nuk mund të jetë më e thjeshtë dhe e rafinuar. Sidoqoftë, këpucët balerina nuk janë të përshtatshme për të gjithë, sepse edhe këpuca e sheshtë nuk është veçanërisht e rehatshme: është gjithmonë më mirë të vishni disa centimetra takë për të mbështetur pjesën e pasme dhe për të përmirësuar sjelljen. Situata ndryshon për atletet: komode dhe joformale, ato janë bërë një domosdoshmëri në veshjet e çdo gruaje. Perfekte për jetën e përditshme dhe për veshje më elegante, për shembull me një xhaketë dhe xhinse; ato janë në çdo rast zgjidhja ideale për mirëqenien e këmbëve tona dhe falë modeleve të panumërta në shitje, ne mund të veshim atlete shumë të rehatshme edhe për një aperitiv ose një mbrëmje në disko, pa frikë se do të përfundojmë me këmbë të lënduara.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top