Marrëdhënie

November 3, 2016 | 11:51

Kërkoni leje para se ta prekni fëmijën

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Trupi është shumë i rëndësishëm për njeriun, pra edhe për fëmijën, pasi brenda tij, gjenden jeta dhe vetja e çdo individi. Kështu, njeriu duke mirëmbajtur trupin, mirëmban veten dhe jetën e tij. Kjo vetëdije për trupin dhe kujdesin për të, mësohet dhe fitohet në fëmijëri dhe pikërisht nga mënyra si të prekin prindërit.

Prekja duhet të jetë me butësi dhe respekt. Për fat të keq, prekja e ashpër apo më keq fare, duke të prekur me mospërfillje dhe shtyrë, si një bezdi nëpërkëmbë, mbizotëron.

Kujtohuni kur e shtyni fëmijën, se padashje ju shkeli këmbën, apo ju bëri pis rrobat, apo ju bezdisi. Për të mos folur për goditjet me shpullë kur bën ndonjë veprim, që i rrituri nuk është dakord apo nevrikoset.

Gjithë të rriturit pa përjashtim, duhet ta prekin me kujdes dhe butësi fëmijën, t’ia respektojnë trupin.

Fëmija po nuk e mësoi në fëmijëri respektin për veten dhe jetën, i cili fillon me trupin, nuk do mundë më vonë të fitojë vetëdijen për veten e tij dhe t’i bëjë bashkë trupin, veten dhe jetën.

Të rriturit duhet t’i marrin leje fëmijës edhe kur duan ta përkëdhelin. Fëmija mund të preket pa leje vetëm te këmbët, në çdo pjesë tjetër të trupit, i rrituri duhet të kërkojë leje nga fëmija përpara se ta prekë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top