Këshilla & Arsye

April 26, 2018 | 12:23

Këshilla dhe destinacione për ty që udhëton vetëm!

Një përzgjedhje e destinacioneve më intriguese për të frymëzuar udhëtarët, në zbulim të vetes dhe botës. Rregulla ta arta për t’u mbajtur mend dhe një platformë dedikuar vendeve ku mund të të thellojnë përvojat e grave të tjera që tashmë janë vetëm.

viaggiaresoli-1080x675Udhëtimi i vetëm ju lejon të eksploroni botën me sy të ndryshëm, duke zhytur veten në një përvojë edhe më të thellë, e cila nis nga dëshira për t’u çliruar nga paragjykimet e për t’u afruar më shumë me realitetin me një mendje të hapur. Sipas momondo.it, fluturimi dixhital dhe platforma e kërkimit të hoteleve, dëshiron të frymëzojë ata që zgjedhin të xhirojnë botën të vetëm, për të bërë të njëjtën gjë, dhe për këtë arsye ka zgjedhur dhjetë destinacionet më të mira si dhe ka hartuar pesë rregulla të arta:

france-best-solo-travel-des

Pazar nga Parisi, Nju Jorku dhe Marakeshi Nëse fjala kyçe edhe larg nga shtëpia është “moda”, idealja është të hidhesh në bordin e një aeroplani drejt e në kryeqytetin francez. Parisi, në të vërtetë është një domosdoshmëri, si ato që lidhen me dritaret e dyqaneve përgjatë Champs Elysées apo historisë së Galeries Lafayette në bulevardin Haussmann, vendosur në një ndërtesë të bukur të fillimit të shekullit të njëzetë. Për dashuruesit e modës që duan të dalin jashtë skemave, nuk mund t’i rezistojnë tërheqjes ekzotike të tregjeve të mëdha të Marrakech, mes pëlhurave, pllakave prej bakri, objekteve prej druri dhe metali, bizhuterive dhe lëkurës.

tanzani

Safari në Tanzani, Queensland apo xhiro në PatagoniaDashuruesit e aventurave kanë mundësi të pafundme për t’iu dedikuar eksplorimit. Së pari dhe më kryesorja, Afrika Sub-Sahariane, në Tanzani – toka e Kilimanxharos dhe Zanzibari – të cilat përfshijnë shumë zona natyrore të mbrojtura ku mund të përjetohet një përvojë unike safari, në këmbë. Për ata që preferojnë të kënaqen me zbulimin e mrekullive nënujore, destinacioni i përsosur është jashtë brigjeve të Queensland, në veri-lindje të Australisë, ku mund të gjeni kufirin gjigant të koraleve me një mori ngjyrash dhe një faunë unike. Së fundi, për ata që duan të testojnë veten dhe duan të shtyjnë veten në skajet e botës, Patagonia me natyrën e saj të egër është vendi më interesant për të filluar një tur mes liqenesh, malesh dhe akullnajash.

destinations-maldives-history-hero

Në udhëtim me fëmijët: Maldive e JaponiKush thotë se gjysma e parajsës qiellore është vetëm për të dashuruarit? Çuditërisht, Maldivet janë një destinacion i përsosur për gratë që udhëtojnë me fëmijët e tyre, një vend ideal ku udhëtarët e vegjël mund të mësojnë rreth koraleve dhe të ecin zbathur përgjatë plazheve tropikale. Udhëtimi me fëmijët shpesh u jep mundësinë nënave ta shohin botën me sy ndryshe, duke gjetur aftësinë për t’u habitur përpara mrekullive të botës. Për këtë arsye, një turne në Japoni përgjatë hanami – lulëzimin e qershive – do të jetë një eksperiencë e paharrueshme.

cities-tromostovje-ljubljana

Shije të vërteta dhe qytete të gjelbër: Lubjanë dhe FesKryeqyteti i Sllovenisë është destinacioni i përsosur për ata që udhëtojnë vetëm, sepse është një qytet shumë i gjallë, por jo vetëm. Lubjana gjithashtu mburret për hapësirat interesante natyrore, të cilat e kanë fituar titullin e Kryeqyteti i Gjelbër Evropian në vitin 2016, si kopshti botanik, pylli, parqet Tivoli dhe Navje dhe lumi i i gjatë i begatë. Për ata që udhëtojnë për të zbuluar shije të reja, destinacioni për të eksploruar në 2018 është Fes, ku mund të shijoni një kuzhinë të këndshme, të larmishme dhe të ndryshme. Përzierja e veçantë e ndikimeve berbere, arabe, maure dhe mesdhetare do t’ju bëjnë të bini në dashuri.

Ja pesë rregullat e arta për udhëtarët e vetëm:

20170707_180559-1080x675Dilni nga zona e rehatisë Të udhëtuarit vetëm ofron mundësinë e organizimit të aktiviteteve në përgjithësi autonome. Rreziku është se ju nuk do të mund të dilni dot prej saj, duke u mbajtur peng nga kjo rehati. Është mirë të njihni pikat e vërteta dhe të veproni sipas ritmit që ju përshtatet, por pa harruar të sfidoni ndonjë limit të vogël.

Provoni ushqimin vendas Zbulimi i një destinacioni kalosh shpesh përmes ushqimit, ndjesisë së shijeve, miksimit të tyre edhe përmes aromave. Për këtë, të përfshiheni në kulturën lokale nënkupton që duhet të vizitoni edhe merkatot në vend apo dhe të shijoni aty për aty ushqimin në rrugë pa paragjykuar.

Përgatisni bagazhet më zgjuarsi Një nga rregullat që nuk duhet nënvlerësuar është organizimi në kohë i valixhes, por po aq edhe të mos e ekzagjeroni, duke evituar ngarkesën e veshjeve të panevojshme, të cilat vetëm sa e rëndojnë peshën.

Mësoni disa fjalë në gjuhën e vendit ku do udhëtoni Për t’u ndjerë si në vendin tuaj dhe të komunikoni me vendasit në gjuhën e tyre, edhe me gjeste të vogla kortezhe, është e rëndësishme të dini disa fjalë të atij vendi. Si për shembull: “të lutem”, “faleminderit”, “po”, “jo” – dhe në fund të transmetoni dëshirën dhe vullnetin për t’u afruar me kulturën e vendit që je duke vizituar.

Shfrytëzoni në maksimum kontaktet në vend Kur udhëtohet vetëm, të kontaktosh të njohur nga ai vend për të pasur informacione shtesë, ju bëjnë t’i shijoni më shumë vlerat e atij vendi. Në fakt, duke njohur ndonjë vendas, do të keni mundësi të zbuloi edhe ndonjë qoshe jashtë rrugëve të zakonshme.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top