FB

March 12, 2021 | 8:15

Këshilla e psikologut: Jini indiferent ndaj kujtdo që nuk ju respekton

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Mos u interesoni, shkoni diku tjetër, shikoni përpara, kujdesuni për veten tuaj…, nga ajo që nuk ju përshtatet, nga kush nuk ju respekton. Pavarësisht nëse janë njerëz përreth jush apo ngjarje të përditshme.

1

Mos u kujdes për atë që nuk të ka si përparësi në jetën e tij. Ai ka një zgjedhje të dytë apo edhe të tretë. I jep më shumë kohë punës së tij ose miqve të tij ose një personi tjetër. Nuk ka asnjë arsye për të humbur kohën tuaj me një person i cili nuk ju përket në të vërtetë. Në një model të tillë “marrëdhënie” ju jeni në thelb vetëm. Cila është arsyeja për të ruajtur këtë marrëdhënie?

Shkoni diku. Ju nuk keni nevojë të jeni aty për ata që kërkojnë t’ju “përshtatin” në programin e tyre. Shkoni tek ata që me shumë gëzim dhe dashuri duan t’ju shohin dhe t’ju tregojnë lajmet, të dëgjojnë shqetësimet tuaja, të gëzohen me suksesin tuaj. Ju nuk keni nevojë të “luteni” të jeni në jetën e një miku apo të afërmi ose kolegu ndërsa nuk ka vend për ju.

Shikoni përpara duke lënë pas atë që nuk ju përfaqëson. Kur filloni të ndiheni nën presion, duke mos kaluar një kohë të mirë dhe duhet të pajtoheni me ngjarjet ose njerëzit, atëherë largoheni. Kur filloni të keni dyshime, të humbni gjakftohtësinë tuaj atëherë kjo është një shenjë që diçka nuk është në rregull … Disa mund t’ju bindin se e keni tepruar (ndoshta sepse u shërben atyre kështu) ose që diçka nuk është në rregull me ju, atëherë largohuni me kokën tuaj  lart.

Kujdesuni për veten tuaj …, kur shihni se ai nuk është në gjendje të përgjigjet në situata të caktuara dhe shkon në shtigjet e errëta të urrejtjes, zemërimit, mohimit dhe më në fund pikëllimit, atëherë ju duhet t’i jepni vetes kohë për tu distancuar, për të rindërtuar veten, të gjeni qetësinë për të mbajtur qëndrim për çdo çështje. Mos harroni se përparësia është gjithmonë vetvetja, këshillohet të kujdesemi për të dhe ta duam atë. Nëse nuk e duam veten…, si presim të jemi të dashur nga të tjerët?

Me pak fjalë, largohuni kur mendoni se dikush nuk ju respekton dhe nuk ju vlerëson. Largimi nuk ka pse të bëhet me grindje dhe argumente të forta, vendimi juaj i qetë për të lënë atë që nuk ju përshtatet është përgjigjja juaj. Sigurohuni që më e mira do të vijë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top