FB

July 22, 2024 | 23:36

Këshilla: Fëmijët, loja dhe lodrat!

Nga Blerina Memaj, psikologe

 

Fëmijët mësojnë duke luajtur! Kjo është baza e zhvillimit kognitiv që shoqëron të gjitha stadet zhvillimore të tyre. Natyrisht në forma të ndryshme po ashtu!

lodra-femijet

Mënyra se si fëmijët qasen dhe përfshihen në të ne psikologëve na lejon të hedhim bazat e vlerësimeve te femijët! Një nga segmentet e lojës është ajo me lodra! Shumë prindër dhe edukatorë nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur për atë çfarë u japin në duar atyre. E padyshim që në mosha të ndryshme edhe lodrat duhet të jenë të ndryshme nëse duam që ky proçes të japë kontributin e duhur në proçesin e gjatë e të ndërlikuar të zhvillimit të tyre.
Herës tjetër kur të drejtoheni në dyqane për t’i blerë fëmijëve lodrën e rradhës, mbajini në vëmendje këto këshilla që me shumë dashuri i kam përzgjedhur:

1.Mos blini lodra që reflektojnë ngjyra të shumta dhe që funksionojnë sipas parimit ndiz-fik. Kjo do të stimulonte ndonjë sulm ‘epileptik’ dhe probleme me vëmendjen.
2.Deri në moshën 3 vjeç mos u jepni lodra të vogla që kaperdihen ose futen në hundë. Kështu do të shmangni ndonjë lëndim të tyre.
3.Përparësi jepuni lodrave me materiale natyrore.
4.Një sasi e madhe lodrash ul efektin e lojës.
5.Ruajini ato sepse në mosha të ndryshme ata i përdorin në mënyra të ndryshme. I rishijojnë.
6.Blini sa më pak lodra si pushka, pistoletat apo të ngjashme sidomos në mosha të vogla sepse rrisin agresivitetin.
7.Mbani mend që loja më e vlefshme është ajo që luhet me prindërit.
8.Fëmijët krijojnë lidhje emocionale me lodrat, ndaj mos i jepni dikujt pa marrë fillimisht aprovimin e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top